Një burrë nga Gjirokastra është kallëzuar në polici nga bashkëshortja e tij. Ajo thotë se 52-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj saj. Policia ndërkohë ka plotësuar kërkesë-padinë për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes për gruan.
“Më datë 06.01.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.H. vjeç 52, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se rreth orës 14:00, në banesë, bashkëshorti Xh.H, vjeç 60, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”, sqaron policia Gjirokastër.









