Kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami ka folur për herë të parë për pallatin që rrezikon të shembet në lagjen ‘Punëtore’.
“Jemi duke pritur një relacion nga Shërbimi Gjeologjik për rrezikun, ne jemi të fokusuar te qytetarët, ndaj morëm vendimin për t’i evakuar, disa te njerëzit e tyre dhe disa në konvikt. Kemi dy çifte të moshuarish, po negociojmë për t’i larguar, nuk duam të përdorim forcën. Ne jemi të përgatitur për mbështetjen e qytetarëve”, tha Rami për Report Tv.
E pyetur nëse Bashkia Gjirokastër kishte dhënë leje ndërtimi për punimet në objektin poshtë pallatit, që mendohet se provokoi carjet e tokës, Rami e mohoi këtë gjë. Sipas saj nuk asnjë leje ndërtimi të dhënë nga bashkia Gjirokastër. Më poshtë intervista e saj.









