• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Furtunë’ në Prokuroritë e rretheve, ‘shpëton’ Gjirokastra

09/01/2018
SKANDALI/ Prokuroria e Gjirokastrës dhe Sarandës ruhen nga firma e Klement Balilit

Pa mbushur muajin në detyrë, Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka firmosur ndryshime të tjera ndaj disa prokuroreve që siç duket ajo i shikon si rrethi i të besuarve të paraardhësit të saj, Adriatik Llalla. Zyra e kabinetit njofton se kreu i përkohshëm i akuzës ka vijuar me lëvizje të reja duke vendosur emra të rinj në krye të katër prokurorive në rrethe por edhe duke larguar ata që me urdhër të Llallës mbanin të njëjtin post.

Marku largoi nga drejtimi i prokurorisë së Durresit Agron Gjanën që e komandoi përkohësisht në prokurorinë e Pukës. Ai zëvendësohet nga Donika Prela, një nga ish vartëset e tij në këtë prokurori. Në rrokadë emrash janë përfshirë edhe prokuroritë e Fierit, Kukësit dhe Elbasanit, ku shefat e vjetër janë kthyer në detyrat e mëparshme të prokurorëve të thjeshtë, ndërsa të rinjtë marrin detyrën si të caktuar, një risi kjo e paketës së reformës në drejtësi që tregon kompetencat e Prokurores së Përgjithshme derisa të ngrihet organi qeverisës i akuzes. Në krye të prokurorisë së Elbasanit u vendos Ardian Nezha , i cili për shumë kohë ka qënë i larguar nga Krimet e Rënda në Pukë.

Njeriu që ai zëvendësoi, ish kryeprokurori i Elbasanit Dritan Gina i cili kthehet në Tiranë, aty ku ka patur më herët emërimin e kundërshtoi këtë vendim. Në fakt kundërshtime ka patur për vendimet e Markut edhe bashkëshortja e Ginës, Rovena Gashi, e cila më herët nga drejtore e marrëdhënieve juridiksionale zbriti në prokurore sektori të dekrimiminalizimit. Por zonja Gashi ka zgjedhur që të rebelohet kundër Markut në gjykaten administrative me argumentin së urdhri i shefes së re nuk bazohet në asnjë dispozitë. “Jam shkarkuar”, thote Gashi në padi, “me argumentin e ndryshimit të strukturës, por struktura ende nuk ka ndryshuar”, ndërkohë që vendimi i prokurores së Përgjithshme për largim nga detyra e drejtores është i paarsyetuar.

Ndërkohë nga Prokuroria e Përgjithshme nuk ka ende një përgjigjje për këto reagime, megjithëse kabineti Marku i ka paraprirë çdo zëri në krye të herës, ku njofton se ndryshimet u bënë për riorganizim, mirëfunksionim, rritje performance dhe besueshmërie tek publiku./tch

Largimet:
Dritan Gina largohet nga drejtimi i prokurorisë Elbasan
Pali Decolli largohet nga drejtimi i prokurorisë Fier
Artur Ismaiukaj largohet nga drejtimi i prokurorisë Kukës
Agron Gjana largohet nga drejtimi i prokurorisë Durres

Marrin drejtimin:
Ardian Nezha caktohet për drejtimin e prokurorisë Elbasan
Fatmir Lushi caktohet për drejtimin e prokurorisë Fier
Alketa Nushi caktohet për drejtimin e prokurorisë Kukës
Donika Prela caktohet për drejtimin e prokurorisë Durrës

Related Posts

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis
Kryesore

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis

09/09/2026
Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

PSG “luan tenis”, kampionët shpartallojnë Slovan Bratislavën 6-1, Luis Enrique: Kvara mund ta fitojë “Topin e Artë”

PSG “luan tenis”, kampionët shpartallojnë Slovan Bratislavën 6-1, Luis Enrique: Kvara mund ta fitojë “Topin e Artë”

10/09/2026
Është lojtar special, meriton “Topin e Artë” – Balkanweb.com – News24

Flick “bekon” Yamal: Është lojtar special, meriton “Topin e Artë”

10/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al