Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në tryezën e Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, për ngjarjet e fundit në vend. Rama u shpreh se ditët e fundit është parë se si dhuna është relativizuar dhe justifikuar.
Ndër të tjera u shpreh se në vijim do të fillojnë konsultimet me mësuesit dhe prindërit për kufizimin e rrjeteve sociale tek të miturit.
“Do të fillojmë konsultimet me mësuesit dhe prindërit për kufizimin e rrjeteve sociale tek të miturit. Do të punojmë për të rritur gamën e aktiviteteve sociale për fëmijët. Zgjatja e qëndrimit të fëmijëve në shkollë deri në orën 17:00 është diçka që do të fillojë menjëherë vitin e ardhshëm”, u shpreh kryeministri.
Kufizimi i rrjeteve sociale vjen pas miratimit të paketës me masa shtrënguese dhe represive ndaj atyre që marrin pjesë në protesta.









