• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrëfimi i Mirela Kumbaros: Si hyra në politikë dhe kush ma bëri ftesën

11/01/2018
Nis fushata kombëtare e leximit, Kumbaro: Libri s’ka vlerë pa ty, na jep një dorë që të rrisim Lexuesit!

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, ka qenë e ftuara e kësaj të mërkure në emisionin e mëngjesit “Vila 24” në News24. Në intervistën e saj, Ministrja Kumbaro, njëherësh nënëa e dy fëmijëve dhe bashkëshortja e gazetarit Aleksandër Furxhi, rrëfeu se politikën nuk  e kishte plan të jetës, por ishte kryeministri Edi Rama ai i cili e ftoi dhe e bëri pjesë të qeverisjes.

Ajo tregon se pas marrjes së ftesës nga Kryeministri Rama, ishte ajo vetë që bashkë me familjen vendosi t’i hyjë një tjetër rrugëtimi në jetën e saj.

“Ministre u bëra shumë vonë në jetë, atëhere kur është konsoliduar ajo që quhet shtylla e ekzistencën intelektuale e emocionale e njeriut. Është një investim shumë i gjatë, një pjesë e të cilit është bërë nga familja ime dhe pastaj investimi im personal apo i rrethit shoqëror. Ç’ka është forcë e mendjes është pjesë e investimit tim të përjetshëm. Vendimi për t’u futur në politik ishte vendim i imi dhe i familjes, me pëlqimin e fëmijëve që kanë qenë pjesë e cdo vendimi. Nëse jeta është private duhet të mbetet private. Fëmijët janë pjesë e jetës sime, por pjesa publike ndërtohet me instuitucionet, publikun, parlamentin, opozitën… në këtë kontekst nuk është e lehtë, me mediet sociale kjo është shumë e vështirë. Presioni është shumë i madh.

U futa në politikë pa e patur plan të jetës sime. Unë nuk u futa nga politika e mirëfilltë, u futa nga ekzekutivi.

Kapiteni i skuadrës, kryeministri Edi Rama, që ka të drejtën të zgjedhë është ai që bën ofertën për të qenë pjesë e kabinetit. Kaq e thjeshtë është. Nëse i kthehem vetes para vitit 2013, unë kam qenë shumë aktive”, u shpreh Kumbaro.

Më tej ministrja u ndal edhe tek një detyrë tjetër e rëndësishme, ajo e të qënurit nënë e dy fëmijëve.

Kumbaro tha se gjatë edukimit të fëmijëve, është përpjekur gjithnjë që t’i lërë fëmijët të zgjedhin atë që ata duan, dhe të mos u imponojë asgjë.

“Unë kam vetëm 5 vjet që jam në politikë, fëmijët e mi tashmë janë shumë të rritur. I kam përkushtuar pjesën më të madhe të jetës familjes, punës, edukimit dhe profesionit tim. Kur arrin disa objektiva, vjen momenti kur njeriu ndjen se ka shumë energji dhe ka shumë për të dhënë. Është një kohë e ekuilibruar mes rolit të nënës që e kam kryer në themelet e veta. Ata janë duke studiuar në fushën e drejtësisë. Mënyra si unë e kam bërë nënën, e kam hequr të drejtën e vetes për t’ju imponuar, sikurse askush s’më ka imponuar mua. Është një formë demokratike. Dëshirat e mia i kam që ata të jenë të zotët e vetes, të zgjedhin të bëjnë atë që dinë të bëjnë mirë”, tha Kumbaro.

Related Posts

Shpërthimi me tritol në Memaliaj, flet pronari i banesës: Nuk kam konflikte me askënd (VIDEO)
Kryesore

Shpërthimi me tritol në Memaliaj, flet pronari i banesës: Nuk kam konflikte me askënd (VIDEO)

06/04/2026
Bankers si bankë e zezë për njerëzit e pushtetit për 20 vite rresht
Kryesore

“Prokuroria i ka duart e lidhura me Bankers”, gazetarja jep detaje çfarë po ndodh: Thelbi i këtij hetimi janë paratë që janë vjedhur

06/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Policia apel qytetarëve: Kujdes nga këto SMS, janë mashtrime! Mos jepni të dhëna bankare

06/04/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Kriza e çmimit, Greqia nis sot skemën e subvencionimit për naftën

06/04/2026
Nesër Vlora pa ujë, zbulohet shkaku
Kryesore

Nesër Vlora pa ujë, zbulohet shkaku

06/04/2026
Bëni gati paratë, tuneli i Llogarasë nuk do të jetë më falas
Kryesore

Bëni gati paratë, tuneli i Llogarasë nuk do të jetë më falas

06/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E papritur, fermeri kërkon të largohet nga Ferma Vip 3

E papritur, fermeri kërkon të largohet nga Ferma Vip 3

06/04/2026
Supersfida e Serie A i takon Napolit, bie Milan

Supersfida e Serie A i takon Napolit, bie Milan

06/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al