• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Buxheti për Arsimin, Kumbaro: 275 euro bursë për studentët nga familjet në nevojë

10/11/2026
Buxheti për Arsimin, Kumbaro: 275 euro bursë për studentët nga familjet në nevojë

Nga Komisioni për Ekonominë, Financat dhe Punësimin, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro tha se arsimi i lartë merr rritjen më të madhe në vlerë absolute: 14,23 miliard lekë, afërsisht 157 milion euro. Gjithashtu, ajo theksoi se kërkimi shkencor është fusha me rritjen më të shpejtë, ose me rritjen më të lartë në raport me vetveten: programi financohet me 2,27 miliard lekë, afërsisht 25 milion euro, me një rritje 28,2%.

“Arsimi i lartë merr rritjen më të madhe në vlerë absolute: 14,23 miliard lekë, afërsisht 157 milion euro, pra 1,25 miliard më shumë se në 2026, një rritje prej 9,6%. Bashkë me të ardhurat e vet universiteteve publike, fondet totale arrijnë 17,5 miliard lekë ose 191 milionë euro.

Tarifat e shkollimit kanë mbetur të pandryshuara që nga viti 2018, dhe Pakti për Universitetet na angazhon t’i mbajmë në nivele të përballueshme.Edhe në tarifat që studentët paguajnë, nuk përfaqësojnë koston reale të një programi studimi. Aq sa paguajnë studentët, mesatarisht përfaqëson rreth 8,5% të tarifës reale të studimit, ndërsa buxheti i shtetit mbulon koston më të madhe prej 91,5%.

Nga ana tjetër, 1 në 2 studentë nga universitetet publike nuk paguajnë tarifë të plotë, nga pjesa që u takon për të paguar. Mbi 10 mijë studentë nuk paguajnë fare tarifë, ndërsa mbi 27 mijë studentë paguajnë gjysmë tarife nga ajo që i takon studentit për të paguar!

Në vitin 2027, me shtimin e buxhetit për arsimin e lartë, sigurohen rritja e bursës për studentët nga familjet në nevojë, e cila rritet nga 10.000 në 25.000 lekë në muaj, pra rreth 275 euro, dhe për herë të parë vijon edhe gjatë studimeve Master.

Kjo paketë mbështetje suporton mbi 11,500 studentë në tri kategori. 5.900 studentë nga familjet në nevojë marrin 25.000 lekë në muaj. 5.500 studentë me notë mesatare 9–10 marrin 10.000 lekë, dhe177 studentë të programeve me përparësi kombëtare marrin 50.000 lekë në muaj, me një ndryshim thelbësor sepse tanimë skema e mbështetjes financiare edhe për studentët e programeve prioritare, zgjerohet edhe në ciklin master.

Gjithashtu, parashikohen fonde në formën e grantit për akomodimin e studentëve në “Shoqëritë e Trajtimit të Studentëve” në Tiranë dhe në qytete të tjera universitare, në vlerën 375 milion lekë (rreth 4 milion euro). Kjo skemë siguron akomodim për 7,000–7,500 studentë, ndërsa bashkë me të ardhurat nga tarifat e akomodimit dhe kontributet e njësive të vetëqeverisjes vendore, financimi total arrin në rreth 900 milion lekë në vit (rreth milion euro). Ky financim synon përmirësimin e kushteve të jetesës në konviktet e Tiranës, Kamzës, Vlorës, Korçës, Shkodrës, Elbasanit dhe Gjirokastrës”, tha ministrja.

Duke folur për kërkimin shkencor, ministrja Kumbaro tha se programi financohet me 2,27 miliard lekë, afërsisht 25 milion euro, me një rritje 28,2%, rritja më e shpejtë në raport me vetveten:

“Kërkimi shkencor është fusha me rritjen më të shpejtë, ose me rritjen më të lartë në raport me vetveten: programi financohet me 2,27 miliard lekë, afërsisht 25 milion euro, me një rritje 28,2%. Investimet kapitale nga buxheti i shtetit pothuajse dyfishohen, nga 350 në 650 milion lekë.Sipas planit që kemi berë, kjo rritje shkon në 750 milion lekë në 2028 dhe 850 milion në 2029, pra vetëm për investimet kapitale në programin e kërkimit shkencor financojmë 2,25 miliard lekë në tre vjet, dhe bashkë me financimin e huaj arrijnë 3,45 miliard lekë, rreth 38 milion euro.”

Ministrja Kumbaro përmendi investimet në laboratorë, mbështetje për programet e doktoraturës, infrastrukturës kërkimore dhe pjesëmarrjes së shqipërisë në prgorame ndërkombëtare si Horizon Europe apo Erasmus+.

Related Posts

Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026
Strasburgu i dha të drejtë Belerit për paraburgimin e zgjatur, Hoxha: Sot do të ishte kryetar i Himarës dhe jo eurodeputet i Greqisë
Kryesore

Strasburgu i dha të drejtë Belerit për paraburgimin e zgjatur, Hoxha: Sot do të ishte kryetar i Himarës dhe jo eurodeputet i Greqisë

10/11/2026
Faza 2 e reformës territoriale, kërkohen 250 mijë euro shtesë nga Kuvendi
Kryesore

Faza 2 e reformës territoriale, kërkohen 250 mijë euro shtesë nga Kuvendi

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

22 destinacionet më të mira për të shijuar Krishtlindjen këtë vit

22 destinacionet më të mira për të shijuar Krishtlindjen këtë vit

10/11/2026

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al