Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur për çështjen e ndalimit të Fredi Belerit dhe paraburgimit, duke gjetur shkelje të Konventës nga Shqipëria, e cila duhet të paguajë kompensim ndaj tij.
Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, duke folur për këtë vendim, deklaroi se vendimi i Strasburgut tregon se Beleri u mbajt arbitrarisht dhe u kufizua për të kryer betimin, duke humbur mundësinë për të qenë kryebashkiak i Himarës, siç ishte zgjedhur.
“Më në fund erdhi vendimi për masën e sigurisë së Fredi Belerit. Edhe betejë, debate kemi bërë në këtë studio. Duket i çuditshëm vendimi, sepse e shpall të jusitifikuar arrestimin e Belerit. Këtu beteja ishte që arrestimi është i paligjshmë. Gjykata e Strasburgut e ka quajtur të justifikuar këtë. Por Strasburgu ka cilësuar që pas datës 19 korrik të vitit 2023, kur Fredi Belerit i ishte komunikuar akuza dhe për veprën penale që ishte nën hetim, mund të zbatohej një masë më e butë, Gjykata e Strasburgut thotë që mbajtja në paraburgim nuk mbështetej në arsye të mjaftueshme. Kjo do të thotë se po ti ndryshohej masa e sigurisë, ai do të ishte kryetar i bashkisë së Himarës dhe jo eurodeputet. Do ta kishim kryebashkiak të Himarës, do të na kursenin fondet për zgjedhjet në Himarë, por mënyra si do të vijonte qeverisja e HImarës nuk e themi dot.
Vendimi dëshmon se mandati, Edi Rama, duke shtrirë krahun e gjatë nuk lejoi që Beleri të betohej. Gjatë asaj kohe isha në proces gjyqësor me Belerin. I jepej leje të vinte në proces, por nuk i jepej leje për të bërë betimin.
Sot unë jam non-grata, Beleri është eurodeputet. Prokurori që e hetoi u arrestua. Por gjyakta nuk penalizon prokurorin, por vendimin e GJKKO me kërkesë të SPAK.
Vendimi duket qesharak për pjesën e dëmit që ka shkaktuar pasi Shqipëria penalizohet me 5 mijë euro shpenzime gjyqëosre dhe 450 euro për dëmin jo pasuror. Kaq është dëmi material. Por dëmi që i është shkaktuar vendit është i madh. Jemi para kësaj praktike. Është në vazhdën e të njejtin vendim për drejtuesin e RTSH, Thoma Gëllçi.
Në Himarë pati vjedhje vote, po a ishte Beleri vjedhësi më i madh i votës? Ai e mori mandatin dhe duhet të lejohej të betohej.
Pra Fredi Beleri, nëse do të lejohej masë tjetër, do të ishte kryetar i Bashkisë Himarë dhe jo eurodeputet”, deklaroi Hoxha.









