• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

Ilir Alimehmeti ka konfirmuar gatishmërinë për të qenë kandidat i opozitës për Bashkinë e Tiranës, duke theksuar se vendimi përfundimtar duhet të vijë përmes një konsensusi mes forcave opozitare.

Alimehmeti u bëri thirrje partive të opozitës të bashkërendojnë qëndrimet dhe të dalin me një kandidat të vetëm, duke paralajmëruar se çdo kandidim i ndarë do t’i shërbente kundërshtarit politik.

Ai tha për Vizion Plus se interesi publik duhet të jetë mbi atë vetjak dhe se procesi i përzgjedhjes së kandidatit është më i rëndësishëm se emri i individit.

Ju sot e konsideroni veten një kandidat apo thjesht një person që ka shprehur gatishmërinë për të kandiduar?

Ilir Alimehmeti: Unë e kam vendosur veten time në dispozicion të opozitës. Sepse unë kështu besoj që duhet bërë kjo punë. Duhet bërë me një konsensus brenda forcave që mendoj me të vërtetë që interesi publik është rrëzimi i sa më parë i qeverisë së Ramës, të cilat duhet të bashkërendojnë forcat me njëra-tjetrën. Sepse, të jemi shumë të qartë, e dimë shumë mirë nëse nuk do të ketë ndryshime nga ligji territorial, se ju e dini që është bërë edhe një kërkesë për futjen e zgjedhjeve me dy faza, që do të thotë me sistemin e balotazhit.

Pra, nëse kjo nuk kalon, se nuk i intereson Edi Ramës kjo kështu, se e dinë që i humb zgjedhjet kështu, nëse kjo nuk kalon, atëherë kërkohet një bashkërendim se është me një fazë të vetme dhe kërkon bashkërendim që në fillim të të gjithë opozitës. Kështu që unë mendoj dhe shpresoj që të gjithë faktorët e opozitës të ulen njëri me tjetrin, të gjejnë konsensusin për të gjitha bashkitë mundësisht, po veçanërisht për Tiranën që është më e madhja dhe më heterogjene dhe të gjitha forcat janë të pranishme këtu, dhe të vendosin një kandidat të vetëm. Nëse vendoset më shumë sesa një kandidat, do të thotë që neve po bëjmë lojën e kundërshtarit.

A keni zoti Alimehmeti një projekt se si do ta drejtonit ju Tiranën në rast se do zgjidheni apo jeni pjesë e betejës politike të opozitës për të rrëzuar qeverinë, ku sigurisht beteja për Tiranën mbetet kryesore?

Ilir Alimehmeti: Nuk është diskutim që lind sot dhe ndërkohë patjetër jam kryetar i grupit të këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës. Kështu që jemi gjithë kohës të përfshirë në le të themi ndjekjen e ecurive ashtu siç shkon kjo Bashkia e Tiranës që është bllokuar ashtu siç është bllokuar dhe është abuzuar ashtu siç është abuzuar. Jemi shumë të qartë për të gjitha problematikat dhe jemi shumë të qartë për ato që bëhen dhe s’mund të bëhen. Kështu që në këtë aspekt, ama në radhë të parë duhet të jetë ky konsensus i forcave opozitare që të çojë përpara frymën, që të çojë përpara ndryshimin e madh. Dhe jua them me bindje të plotë që në qoftë se këto arrijnë, gjë që është shumë e vështirë, ju e dini kushtet e Shqipërisë, shumë i vështirë është ky konsensus. këto forca do të hyjnë dhe do bëjnë një hap historik. Do të mbahet mend për një konsensus në emër të interesit publik.

Dje sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike e vlerësoi kandidaturën tuaj shumë të mirë, por sigurisht që ju nuk jeni ende një kandidat zyrtar. Cili është raporti juaj me Partinë Demokratike, qoftë edhe me opozitën në përgjithësi zyrtar në lidhje me dëshirën tuaj, me vendosjen tuaj në gatishmëri për të konkurruar për kryetar?

Ilir Alimehmeti: Në radhë të parë duhet parë procesi se si do bëhet. Pra në qoftë se ju e mbani mend sot një vit neve patëm një proces ku të gjitha forcat komunikuan njëra me tjetrën për Tiranën. E mbani mend këtë besoj, që një raund takimesh që doli në një përfundim dhe kandidati u mbështet nga të gjitha forcat. Unë e di sepse isha në grupi negociator kështu që e di nga shumë brenda këtë bisedë. Ai ishte një lloj procesi shumë mendoj unë shumë konstruktiv dhe ai lloj procesi unë shpresoj që të ribëhet. Do bëhet apo s’do bëhet, këtu do jemi neve, do ta ndjekim në dinamikë, por procesi është më i rëndësishëm sesa emri i përveçëm, sepse garanton një horizont, një vizion dhe një emërues të përbashkët. Prandaj procesi është më i rëndësishëm se individi.

Nëse Partia Demokratike për arsyet e veta nuk vendos emrin tuaj si kandidaturë por një emër tjetër, ju do ta vazhdoni garën në mënyrë individuale?

Ilir Alimehmeti: Interesi publik është mbi interesin vetjak dhe sa kohë të bëhet fjalë për interesin publik unë do zgjedh interesin publik si kudo që të jetë, në politikë, jashtë politikës, në shëndetësi, jashtë shëndetësisë e në të gjitha format. Publiku është kryesori. Pra nëse këto forca mblidhen e zgjedhin një kandidat konsensual, kjo punë është e kryer dhe Tirana është e kthyer. Nëse këtë gjë nuk e arrin dot, atëherë rruga për të marrë Tiranën bëhet pothuajse e pamundur. E dinë të gjitha forcat këtë dhe unë shpresoj të kenë kthjellësinë dhe të kenë ndërgjegjen e pastër kundrejt qytetarit në këtë aspekt.

Related Posts

Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

A është mungesa e fëmijëve ngjitëse? Një libër i ri ofron disa arsye befasuese se përse njerëzit nuk bëjnë fëmijë

11/11/2026

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al