• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Detaje nga ngjarja, si iu bë atentat me tritol biznesmenit me origjinë nga Gjirokastra

11/01/2018
Detaje nga ngjarja, si iu bë atentat me tritol biznesmenit me origjinë nga Gjirokastra

Detaje te reja pas shpërthimit qe tronditi mëngjesin e djeshëm Pogradecin, teksa një sasi lënde eksplozive iu vendos biznesit te 33-vjeçarit Renato Kadilli. Ngjarja është regjistruar në vaskat e peshkut në pronësi të tij në fshatin Zagorçan, pak kilometra larg vijës liqenore të Volorekës. Por nuk dihen ende rrethanat dhe motivet, që mund të kenë çuar në këtë ngjarje.

Sipas të dhënave të para, lënda eksplozive dyshohet të jetë vendosur te varka e 33-vjeçarit, e cila është shkatërruar, ndërkohë që dëmtime ka pësuar edhe automjeti i tij tip “Benz”, i cili ishte i parkuar në afërsi varkës, por edhe vaskat e peshkut.

Shpërthimi ka bërë që në vendngjarje të shkojë Policia, por pasi ka parë se bëhej fjalë për një ngjarje të qëllimshme të provokuar nga lëndë plasëse, është kërkuar ndihmë nga ekspertët për të përcaktuar pikën e saktë ku ishte vendosur eksplozivi, llojin dhe sasinë.

Pak orë pas ngjarjes kanë mbërritur edhe ekspertë të Njësisë Speciale anti-eksploziv nga Tirana për verifikimin në terren të ngjarjes. Nga hetime e para mësohet se, lënda plasëse është vendosur te varka dhe sipas ekspertëve, nga verifikimet e para, rrezja e shpërthimit ka qenë e fuqishme, çka ngre dyshime se sasia e eksplozivit ka qenë e konsiderueshme. Ndërkaq, Policia ka nisur hetimet për rastin.

Grupi hetimor mësohet se është duke verifikuar gjithçka ka lidhje me pronarin, konflikte të mundshme për shkak të konkurrencës apo edhe konflikte të tjera. Vetë pronari është thirrur në komisariat për të dhënë deklarimet dhe nëse ka dyshime lidhur me personat që mund të kenë shkaktuar këtë ngjarje, pasi 33- vjeçari me origjinë nga Gjirokastra rezulton me disa precedentë të mëparshëm.

Për këtë arsye, grupi hetimor ka ngritur dyshime se gjithçka mund të ketë lidhje me ngjarjet, me të cilat është përfshirë në të kaluarën Renato Kadilli. I riu të cilit iu vendos lëndë plasëse në Pogradec, rezulton person i arrestuar të paktën në tre raste nga Policia.

Gjashtë vite më parë u kap me drogë bashkë me vëllain e tij, ndërsa në 2015 dhunoi në qendër të Pogradecit një punonjës policie. Arrestimi më i fundit ka ndodhur vetëm tre muaj më parë, ku 33-vjeçari u prangos me akuzën e vjedhjes.

Renato Kadilli së bashku me vëllain e tij Enea janë arrestuar në vitin 2011 në aksin Tepelenë-Përmet me 50 kg marijuanë në makinë. Burimet nga Policia e Përmetit në atë kohë raportonin se marijuana ndodhej e fshehur në dy automjete ku qarkullonin të arrestuarit. Në sediljen e pasme të automjetit BMË me targa TR 05 30 N që drejtohej nga Renato Kadilli, policia konstatoi dy çanta të mëdha shpine brenda të cilave kishte pako të mëdha të mbushura me lëndë narkotike të llojit marijuana, dhe pjesa tjetër u gjet në makinën që drejtohej nga vëllai i tij Enea Kadilli.

Tre të rinjtë, pohuan asokohe se mallin narkotik e kishin siguruar në një rreth të Shqipërisë së Mesme por pa e identifikuar zonën. E gjithë droga, do të trafikohej drejt Greqisë nga pogradecarët përmes vijës së gjelbër kufitare në zonën e Leskovikut./panorama 

Related Posts

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis
Kryesore

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis

09/09/2026
Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ishim fantastik”, Arteta i gëzohet fitores ndaj Napolit. Allegri nuk e bën dramë – Balkanweb.com – News24

“Ishim fantastik”, Arteta i gëzohet fitores ndaj Napolit. Allegri nuk e bën dramë

10/09/2026
“Ishim fantastik”, Arteta i gëzohet fitores ndaj Napolit. Allegri nuk e bën dramë – Balkanweb.com – News24

“Ishim fantastik”, Arteta i gëzohet fitores ndaj Napolit. Allegri nuk e bën dramë – Balkanweb.com – News24

10/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al