Një tjetër kallëzim është bërë në Prokurorinë e Gjirokastrës për shtetasen E.L, 39 vjeç, e cila është arrestuar kohë më parë për mashtrim. Burime të ArgjiroLajm.net nga policia thonë se shtetësja E.L, dyshohet se me anë të mashtrimit i ka marrë një shumë eurosh shtetases E.M, 35 vjeç. Kjo e fundit u paraqit në Polici për të denoncuar ngjarjen. Aktualisht çështja është nën hetim nga Prokuroria e Gjirokastrës.
©ArgjiroLajm.net









