Tre persona janë kallëzuar në Prokurorinë e Përmetit pasi dyshohet se kanë pushtuar tokën e tre personave të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në Këlcyrë. Ja çfarë thotë policia.
Më datë 11.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shtetasit H.K, P.Z dhe R.Z, vjeç 54, 66 e 73 banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se te ish spitali i vjetër, në Këlcyrë, kanë pushtuar tokën e shtetasve B.M dhe A.P, vjeç 56 e 47, banues në Këlcyrë. Neni 200 i Kodit Penal.









