Gjatë fjalës së mbajtur sot në Lezhë me rastin e 105 vjetorit të themelimit të Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama vlerësoi punën e policisë sidomos në çrrënjosjen e kanabisit. Sipas tij viti që shkoi i dha fund kanabist në vend dhe shënon një fitore të policisë ndaj krimit.
“Sot Shqipëria s’ka më as Lazarat dhe as lazaratër të shpërndarë në trupin e saj”, u shpreh Rama duke shtuar se beteja e policisë me krimin vazhdon.
Sipas tij Policia e Shtetit është sot institucioni më i besuar në vend. Për këtë ai iu referua raporteve ndërkombëtare.
©ArgjiroLajm.net









