• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Hapet në Tiranë biblioteka me emrin e heroinës gjirokastrite (FOTO)

14/01/2018
Hapet në Tiranë biblioteka me emrin e heroinës gjirokastrite (FOTO)

Nga një hapësirë e degraduar, që shërbente si magazinë librash, biblioteka “Musine Kokalari” në Njësinë Nr. 7 është shndërruar në hapësirë moderne leximi për të rinjtë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi ndryshimin rrënjësor që ka pësuar biblioteka, si një investim i ri me fokus te kultura dhe dija.

Image result for biblioteka musine kokalari

“Nuk e mendoja se ajo rrangallë që pamë para disa muajsh, mund të shndërrohej në një hapësirë kaq moderne. Mbaj mend nja dy-tre foto që nxorëm në fillim dhe shumë njerëz nuk besonin se ishte në Tiranë. Sipas tyre, duhet të qe patjetër ndonjë kafe luksoze, pasi nuk mund të ishte bibliotekë apo mjedis publik diçka e punuar me kaq cilësi. Ndaj, them se i ka kaluar të gjitha pritshmëritë tona, është bërë një punë shumë cilësore”, tha kryebashkiaku i Tiranës.

Image result for biblioteka musine kokalari

Veliaj theksoi se nuk ka nisje më të mirë për vitin 2018 se sa përfundimi i këtij projekti, ndërsa u shpreh se Bashkia e Tiranës synon që këto investime t’i shpërndajë në çdo lagje. Sipas tij, investimi në kulturë dhe dije është mënyra më e mirë për t’i orientuar të rinjtë te libri, duke i hequr nga bastet apo lundrimi në celular.

Image result for biblioteka musine kokalari

“Nëse më parë ishin bastet, bingot, llotot në ofensivë ndaj kulturës qytetare, ne e kemi kthyer këtë energji në më shumë terrene sportive, kënde lojërash dhe aktivitete. Pra, e kemi filluar ofensivën ndaj bingove e basteve, jemi në avantazh, por ende s’e kemi fituar betejën. Për këtë duhet që të kemi një vit të mbushur me investime të tilla”, shtoi kreu i Bashkisë së Tiranës.

Image result for biblioteka musine kokalari

Image result for biblioteka musine kokalari

Image result for biblioteka musine kokalari

Related Posts

Shpërthimi me tritol në Memaliaj, flet pronari i banesës: Nuk kam konflikte me askënd (VIDEO)
Kryesore

Shpërthimi me tritol në Memaliaj, flet pronari i banesës: Nuk kam konflikte me askënd (VIDEO)

06/04/2026
Bankers si bankë e zezë për njerëzit e pushtetit për 20 vite rresht
Kryesore

“Prokuroria i ka duart e lidhura me Bankers”, gazetarja jep detaje çfarë po ndodh: Thelbi i këtij hetimi janë paratë që janë vjedhur

06/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Policia apel qytetarëve: Kujdes nga këto SMS, janë mashtrime! Mos jepni të dhëna bankare

06/04/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Kriza e çmimit, Greqia nis sot skemën e subvencionimit për naftën

06/04/2026
Nesër Vlora pa ujë, zbulohet shkaku
Kryesore

Nesër Vlora pa ujë, zbulohet shkaku

06/04/2026
Bëni gati paratë, tuneli i Llogarasë nuk do të jetë më falas
Kryesore

Bëni gati paratë, tuneli i Llogarasë nuk do të jetë më falas

06/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Çfarë ndodhi? Fermeri dëshiron të shkojë në televotim, fitoi sfidën, por nuk e pranoi

Çfarë ndodhi? Fermeri dëshiron të shkojë në televotim, fitoi sfidën, por nuk e pranoi

07/04/2026
E papritur, fermeri kërkon të largohet nga Ferma Vip 3

E papritur, fermeri kërkon të largohet nga Ferma Vip 3

06/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al