• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Policia që duam dhe rroga që nuk i japim

14/01/2018
Policia që duam dhe rroga që nuk i japim

Nga Dritan Hila
Sot kryeministri Rama ka qenë kritik me policinë e shtetit në 105 vjetorin e themelimit të saj. Në fakt mund të gjente çdo ditë tjetër nga ato të katër vjetëve të Sajes që ta bënte këtë gjë, dhe nuk kishte pse bënte prishësin e festave. Policia e shtetit ka problemet e saj ku një ndër të shumtat është edhe kriminalizimi. Prania në të e drejtorëve kokëtope dhe barkrrumbullakët që lëvizin me fuoristrada 70 mijë euro e përpjetë nuk janë një fenomen i rrallë. Me siguri askujt nuk i del t’i blejnë me rrogë. Mjafton të shikoje foton e drekës së lamtumirës së Tahirit me drejtorët e policisë në qarqe dhe nuk duhet të kishe lexuar Lombrozën për të kuptuar se nga cila anë e barrikadës ishin ata tipa.
Por ajo ka edhe heronjtë e saj të heshtur: me qindra policë të rënë në krye të detyrës ku disa të vrarë edhe nga fëmijët e droguar të njerëzve më pushtet e kurrë të dënuar; të vrarë në aksione policie; të vrarë nga depresioni dhe fukarallëku. Policia e shtetit është edhe ajo e uniformave të zbërdhylura nga dielli dhe të sëmurëve nga tymi dhe reumatizma; janë nëpunës të shtetit si çdokush tjetër. Policia sot ka problemet e saja të mëdha ku së pari fillon nga profesionalizmi. Nuk mund të kesh një të tillë nëse edhe drejtori i përgjithshëm emërohet në shkelje të ligjit të gradave. Dhe ky nuk është faji i askujt tjetër veçse i kryeministrit. Sistemi i karrierës dhe mosfunksionimi i tij është një ndër shkaqet e kësaj gjendjeje. Pastaj vazhdon me preferencat politike. Sa herë ndërrohen partitë në pushtet, në radhët e tyre bëhet reforma. Askush pas kësaj nuk ka këllqe të ndeshet me krimin, kur e di se një ditë mund të përfundosh në mes të katër rrugëve. Hashashizimi i vendit nuk ishte politikë e policisë por e qeverisë. Ndaj për këtë nuk kanë pse dënohen policët e thjeshtë. Të paktën në këtë pikë qeveria duhet të mbyllë gojën. Vettingu në polici nuk ka pse bëhet me një ligj të veçantë. Ligjet janë, mjafton të zbatohen. Nëse bëhet një ligj i ri, do të jetë që të bëjnë raprezalje të reja. Dhe së fundi, por jo se kaq janë problemet e policisë së shtetit, por se vendi nuk e lejon, rrituni rrogat policëve. Çdo marrëdhënie dypalëshe është marrëdhënie interesi. Nëse një polic paguhet mirë mund t’i kërkosh të punojë mirë. Por nëse paguhet keq nuk mund të garantosh ndershmërinë e tij. Sigurojini sistemin e karrierës, rritini rrogat, dhe do të kemi policinë që duam./dritare.net

Related Posts

Kreshnik Spahiu: PD tha “fituam” në 25 prill, pastaj tha “janë manipuluar” kur humbën. Më shumë vota të pavlefshme ka PS
Blog

Metamorfoza e grave shqiptare mes shkëlqimit apo degjenerimit

02/09/2026
“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”
Blog

“Xhesjoni nuk mbërriti dot në punë sot në mëngjes! E vranë!”

02/09/2026
Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese
Blog

Sjelljet agresive të burrave shqiptarë dhe gangsterizmi si stil jetese

28/08/2026
Sherr për plazhin në Ksamil, kërcënohet 22-vjeçarja
Blog

Vrasja në Ksamil dhe nevoja që shërbimet turistike të licencohen për standarde sigurie

19/08/2026
“Ksamili”, një vrasje që dëshmon kriminalizimin e shoqërisë, ekonomisë dhe shtetit
Blog

“Ksamili”, një vrasje që dëshmon kriminalizimin e shoqërisë, ekonomisë dhe shtetit

18/08/2026
Bullizimi nuk fillon, as mbaron, në oborrin e shkollës
Blog

Bullizimi nuk fillon, as mbaron, në oborrin e shkollës

11/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“E dua marrëzisht Italinë”, flet Mancini: Duam t’i fitojmë të gjitha ndeshjet, i lumtur që jam sërish këtu

“Ofendim për tifozët”, në Itali nuk e duan rikthimin e Mancinit në stol

16/09/2026
Rivalët kryesorë të Shqipërisë në Ligën e Kombeve për fitoren e grupit, publikohet lista e të grumbulluarve të Finlandës – Balkanweb.com – News24

Rivalët kryesorë të Shqipërisë në Ligën e Kombeve për fitoren e grupit, publikohet lista e të grumbulluarve të Finlandës – Balkanweb.com – News24

16/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al