Kalaja e Gjirokastrës është një nga më të mëdhatë dhe më të bukurat në vendin tonë, për vetë vlerat kulturore dhe hisorike që ajo mbart. Por këto të dhëna të saj, nuk e kanë shpëtuar kalanë e Argjirosë, nga rrenimi dhe barbarizmi shqiptar i 27 viteve demokraci. Në rrjetet sociale janë publikuar foto që tregojnë mbeturinat në ambiente të ndryshme të kështjellës.














