• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Zamira Rami tallet me Tritan Shehun: Shyqyr që u ktheve në zonën elektorale të shohësh problemet…

14/01/2018
Zamira Rami tallet me Tritan Shehun: Shyqyr që u ktheve në zonën elektorale të shohësh problemet…

Bashkia Gjirokastër i është përgjigjur reagimit të deputetit të PD-së, Tritan Shehu, i cili i kërkonte kryebashkiakes të dilte nga zyrat, për të parë situatën në fshatin Zhulat, që vazhdon të jetë i izoluar. Shehu i rekomandoi gjithashtu Bashkisë Gjirokastër të ndërtonte një godinë të re për strehimin e banorëve të pallatit që rrezikon shembjen në lagjen ‘Punëtore’. Në reagimin e saj Bashkia Gjirokastër sqaron dinamikën e ngjarjeve, si dhe ironizon Tritan Shehun për të cilin thotë se denjoi të kthehet në zonën elektorale. Më poshtë deklarata e plotë e Bashkisë Gjirokastër.

Sqarim i detyruar ndaj përpjekjeve për të përbaltur punën e Bashkisë Gjirokastër. 1 muaj e gjysmë pas përmbytjeve të ndodhura në Gjirokastër dhe më shumë se dy javë pas problematikës së shfaqur në lagjen “Punëtori”, deputeti Tritan Shehu denjoi të kthehet në zonën elektorale dhe të shohë problematikat. Ndërsa në profilin në FB “këshilloi” bashkinë të dalë nga zyrat. Duke qenë se i mungon informacioni, por më tepër në respekt të komunitetit, Bashkia Gjirokastër sqaron:

Falë masave të marra, angazhimit të rreth 300 punonjësve dhe makinerive, situata emergjente e krijuar nga reshjet e pazakonta të datës 1 dhe 2 Dhjetor u përballua me sukses. Nuk patëm asnjë humbje të jetëve njerëzore, ndërkohë që u kryen dhjetëra operacione shpëtimi, evakuimi dhe heqjes së ujit nga banesat e bizneset.
Në të gjithë komunikimin zyrtar me Institucionin e Prefektit të Qarkut Gjirokastër dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile, informacioni për të gjithë problematikat është dhënë në kohë reale.
Nga ana tjetër, specialistët e Bashkisë Gjirokastër dhe kryetarja, znj. Zamira Rami kanë qenë disa herë në rrugën e dëmtuar të fshatit Zhulat. Për fat të keq, për këtë rrugë nuk ka zgjidhje provizore, për shkak të problematikave që ajo shfaq. Ekipi më i fundit i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit, e konfirmoi mendimin e specialistëve të Bashkisë.

Ndërkohë, përsa u përket problematikave të shfaqura me rrëshkitje-shkarjet në lagjet “Cfakë” dhe “Punëtori”, Bashkia Gjirokastër, ka nxjerrë vendimet për evakuimin e banorëve. Ditën e enjte, datë 11 Janar 2018, një tjetër ekip i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar ka qenë në të dy zonat, ku kanë kryer studime më të specializuara. Jemi në pritje të raportit, për të vendosur hapat e mëtejshëm.  Për 30 familjet, 20 prej të cilave në lagjen “Punëtori” dhe 10 në lagjen “Cfakë”, Bashkia Gjirokastër ka vënë në dispozicion konviktin e shkollës pedagogjike dhe merr përsipër pagesën e shtëpive me qira, për një periudhë 6- mujore, deri në marrjen e masave inxhinierike të nevojshme.

Kushdo, që është i interesuar të marrë informacion për të gjithë angazhimin e Bashkisë Gjirokastër në këtë periudhē sfidash e problemesh të mëdha, që dalin jashtë mundësive të institucionit tonë, është i mirëpritur.
Ne do të vazhdojmë të jemi në shërbim të komunitetit, përgjigjes në kohë dhe përmbushjes së detyrave tona funksionale.

Related Posts

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis
Kryesore

Ndahet nga jeta këngëtari i njohur grek Giorgos Mazonakis

09/09/2026
Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

PSG nuk fal në pjesën e parë në Champions, Liverpool-Atletico Madrid “zjarr”

VIDEO/ PSG e nis frikshëm Championsin, Liverpool fiton ndaj Atleticos, një gol vendos Napoli-Arsenal

09/09/2026
PSG nuk fal në pjesën e parë në Champions, Liverpool-Atletico Madrid “zjarr”

PSG nuk fal në pjesën e parë në Champions, Liverpool-Atletico Madrid “zjarr”

09/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al