Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit. Policia thotë se një grua nga Tepelena është hedhur nga tarraca e katit të dytë të shtëpisë. Ajo kishte shkuar te djali i saj, i cili banon në Durrës.
“Në lagjen nr. 14, në banesën e djalit K.B, vjeç 36, është hedhur nga tarraca e katit të dytë shtetësia L.B, vjeç 56 banuese në Tepelenë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë, ndërsa motivet janë ende të paqarta. Cështja po hetohet nga Prokuroria e Durrësit.
©ArgjiroLajm.net