Në vitin 2015 prokuroria shqiptare në Tiranë ka kërkuar 8 vite burg për mjekun Tullio Simoncini për mjekimin e pakujdesshëm të një shtetasi italian, i cili vuante nga tumori, ndërsa doktori në fjalë e mjekonte me sodë buke.
Këtë të hënë, drejtësia italiane ka vendosur që të dënojë me 5 vite burg mjekun dhe 7 mijë euro gjobë, pikërisht për të njëjtën akuzë, se doktori ka dhënë mjekim të pakujdesshëm dhe është bërë shkas i vdekjes së pacientit.
Në Tiranë, mjeku Simoncimi çoi drejt vdekjes një pacient me shtetësi italiane, Luca Ollivoto, i cili vuante nga sëmundja e kancerit. Mjekimi ndër të tjera dhe me sodë buke për të eliminuar kancerin nuk ishte vetëm një metodë mashtruese e mjekut italian, por edhe një çështje të cilën vetë Simoncini e kishte reklamuar shpesh në media e portale. Dënbimi i drejtësisë italiane vjen fill pas dënimit që ai mori në Tiranë, ku gjykata vendosi që ta gjobisë









