Dy persona janë arrestuar në flagrancë në Sarandë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur 30 kokë dele në stanin e një të moshuari. Ja çfarë thotë policia në njoftimin e saj.
Më datë 16.01.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit L.Ç e A.B, vjeç 47 e 32, banues në fshatin Xarrë, Konispol, pasi dyshohet se gjatë natës, në Xarrë, në bashkëpunim, në stallën e bagëtive të shtetasit O.E vjeç 84, kanë vjedhur 30 kokë dele, të cilat u gjetën, në këtë fshat. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë.









