• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Shqiptari që vrau gruan greke, kërkon të takojë fëmijët e tij

18/01/2018
Shqiptari që vrau gruan greke, kërkon të takojë fëmijët e tij

Dy vjet pasi shqiptari Klodi Lesi vrau bashkëshorten e tij Lela Mavromati në Greqi, mediat helene i janë rikthyer sërish kësaj çështje. Vuajtja në familjen e saj është ende e rëndë.

“Sigurisht që nëna e tyre mungon. Ata duhet të thonë edhe fjalën Mami, “tha babai i Lelës, Charalambos Mavromatis për mediat greke. Prindërit e saj kanë marrë përsipër dy djemtë që la pas, të moshës 6,5 dhe 8 vjeç. Ndërsa Klodi Lesi 37-vjeçari i cili goditi për vdekje nënën e fëmijëve të tij para djalit të madh dhe e rrëmbeu atë për 18 ditë, tashmë kërkon që të komunikojë me ta.

Familja Mavromati pretendon se do të marrin të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e dy fëmijëve. Megjithatë, ata kanë frikë se ndoshta në të ardhmen babai i tyre përpiqet të komunikojë me fëmijët dhe t’i bëjë keq atyre.

Dy djemtë e rinj jetojnë në Ormylia Halkidiki së bashku me gjyshin dhe gjyshen e tyre. Ja çfarë tha shqiptari që vrau bashkshorten pas arrestimit nga policia. Klodi Lesi, shqiptari i cili në janar të këtij viti vrau gruan e tij greke dhe u zhduk për disa ditë në arrati me djalin katërvjeçar, tregoi me një letër të hapur arsyet që e çuan në krimin ndaj bashkëshortes. I penduar, 34-vjeçari u kërkon falje prindërve të vajzës, por njëkohësisht i bën ata fajtorë për shkatërrimin e familjes së tij.

Klodi tregon problemet që lindën në familje qyshkur bashkëshortja e tij Leila nisi të afrohej me të ëmën pas lindjes së djalit të parë. Çifti i kishte ndërprerë marrëdhëniet me prindërit e vajzës pasi Klodi dhe Leila u njohën dhe vendosën të jetonin së bashku në vitin 2008.

Pas lindjes së dy djemve, sjella e gruas nisi të ndryshonte dhe ajo i kërkoi të shoqit që të zhvendoseshin për të jetuar me prindërit e saj. Kjo bëri që çifti të kishte vazhdimisht përplasje, edhe pse në vitin 2014 ata erdhën për herë të parë në Shqipëri në mënyrë që fëmijët të njiheshin me prindërit e Klodit. Pas kthimit në Greqi, Leila kërkoi divorcin dhe Klodi e pati gjithmonë e më të vështirë të takonte dy djemtë. Natën e krimit ai kujton se nga dëshpërimi kishte konsumuar shumë alkool dhe se mbante mend vetëm duart me gjak.

Related Posts

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Argjiro +

Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin

01/01/2026
“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sulmohet fizikisht gazetari Burim Pacolli, i dyshuar reperi “Mossi”

Sulmohet fizikisht gazetari Burim Pacolli, i dyshuar reperi “Mossi”

02/03/2026
Champions, trajneri i Atleticos: Jemi gati për Brugge, japim maksimumin

Atletico, Simeone: Asgjë nuk ka mbaruar, kujdes nga Barcelona

02/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al