Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për çështjen e aeroportit të ri që pritet të ndërtohet në Vlorë, ndërsa ka patur jo pak kritika për shmangien e aeroportit të Kukësit. Ai thotë se për këtë të fundit ka një kontakt serioz për ta vënë në funksionim.
‘Lajm i mirë (si për inat të atyre që vunë kujën pse Vlora jo Kukës ): Më në fund një kontakt serioz për aeroportin e Kukësit. Të shohim.Kam besim”, shkruan Rama në faqen e tij në Facebook.
Ndërkohë për aeroportin e Gjirokastrës s’ka ndonjë shpresë se mund të rivendoset në punë.










