Një operacion i përbashkët mes policisë shqiptare dhe forcave Italiane ka përfunduar me sekuestrimin e një sasie prej 217 kg kanabis zonën e Leçes, ndërsa janë arrestuar në flagrancë për posedim të lëndës narkotike dy shqiptarë me banim në Itali.
Policia shqiptare njofton pas shkëmbimit të informacioneve mes dy vendeve u bë i mundur arrestimi i shtetasve me iniciale B. K. 37 vjeç dhe A.D. 26 vjeç, të cilët ishin në përgatitje të trafikimit të lëndës narkotike në zonën e Leçes, Itali.
Operacioni vijon për kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në trafikun e kanabisit. Shqiptarët janë arrestuar afër banesës në Itali, ndërsa ishin në vëzhgim nga autoritetet e vendit fqinj prej disa ditësh pas sinjalizimit nga policia shqiptare.









