• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Horoskopi për ditën e sotme, e shtunë 20 Janar 2018

20/01/2018
Horoskopi për ditën e sotme, e martë 7 shkurt 2017

Dashi-Ka shume gjasa qe marrëdhënia juaj ne çift te kaloje një dite reflektimi sot. Duhet te mendoni më me qartësi çfarë doni te bëni ne te ardhmen dhe mos nguteni te merrni vendime te nxituara. Beqaret nuk do kenë as sot mundësi te ndihen te lumtur. Klima ne planin financiar do jete paksa konfuze. Asgjë nuk do shkoje ashtu si ju e kishit menduar, prandaj bëni kujdes.

Demi-Te gjithë ata qe janë ne një lidhje do bashkëpunojnë mjaft me personin qe kane ne krah dhe do fillojnë te bëjnë plane afatgjata se bashku. Yjet do jene ne krah te tyre. Beqaret nuk duhet te nxitohen shume, por te njohën mire me personat qe kane njohur kohet e fundit. Duke “gërmuar” mund te gjeni “gurë te çmuar”. Financat duhen pasur me ne vëmendje.

Binjakët-Dite shume e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i largoni te gjitha mendimet e këqija, do i zgjidhni mosmarrëveshjet dhe do jeni optimiste për te ardhmen. Beqaret nga ana tjetër do jene te turpshëm dhe do ngurrojnë te pranojnë ftesa. Ne planin financiar do i keni idetë shume te qarta dhe nuk pritet ndonjë e papritur e pakëndshme.

Gaforrja-Dite e favorshme për te dashuruarit. Do jeni me humor shume te mire dhe te gatshëm te bëni sakrifica për te përjetuar me tepër emocione. Ata qe janë ende vetëm duhet te bëjnë edhe pak durim sepse sot do ketë vetëm njohje te reja. Financat nuk do jene te stabilizuara kështu qe do bëni mire te ulni sa me shpejt shpenzimet e tejskajshme. Shmangni problemet serioze.

Luani-Se bashku me partnerin tuaj do filloni te bëni projekte për te ardhmen. Tashme do ndiheni me te sigurte se ai është personi i duhur me te cilin doni te kaloni jetën. Beqaret do mendojnë vetëm për momentin dhe mund te fillojnë aventura pasionante. Plutoni do iu ndihmoje ta përmirësoni situatën financiare, megjithatë shmangni edhe për pak kohe operacionet e rrezikshme.

Virgjëresha-Dite mjaft harmonike dhe e mbushur me kënaqësi kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri do ua plotësoje te gjitha dëshirat ne mënyrë qe ju te ndiheni te plotësuar. Edhe për beqaret do ketë ndryshime te mëdha ne jetën sentimentale. Ne planin financiar duhet te tregoheni shume diplomate dhe te mos nxitoheni kur te kryeni shpenzime. Gabimet e vogla mund t’iu sjellin probleme.

Peshorja-Perspektivat për jetën sentimentale te çifteve janë shume te mira sot. Do flisni qetësisht për gjithçka dhe nuk do keni as konfliktin me te vogël, Beqaret nga ana tjetër do jene sensuale dhe do bëjnë për vete shume persona. Do e kenë ata ne dore te bëjnë zgjedhjen e duhur. Sektori i financave do jete i mbrojtur. Për disa madje do ketë edhe përmirësime.

Akrepi-Dite jo e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni gjithë kohës te trishtuar nga mungesa e përkëdheljeve dhe ledhatimeve te partnerit. Yjet këshillojnë qe te paktën për njëherë te vetme te flisni lirshëm me te. Beqaret do kenë takime, por prej tyre mund te fillojnë veçse aventura kalimtare, asgjë serioze. Financat do jene me te ekuilibruara se me pare.

Shigjetari-Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do dini si te rivendosni qetësinë sepse debatet do jene te mëdha. Beqaret do jene te gatshëm te bëjnë edhe sakrifica vetëm e vetëm për te krijuar një lidhje, por mundësitë për takime do mungojnë. Ne planin financiar tregohuni te arsyeshëm dhe mos kryeni investime afatgjata.

Bricjapi-Ne planin sentimental do keni mundësi te konkretizoni disa nga ëndrrat tuaja me te bukura. Partneri do iu qëndrojnë pranë dhe do beje çmos qe ju te ndiheni si ne parajse. Beqaret do vazhdojnë ende te jene ne kërkim te personin ideal. Mundësitë me te mira për njohje do jene ne orët e mbrëmjes. Situata financiare nuk do jete aspak problematike.

Ujori-Mosmarrëveshjet ne çift do mbarojnë gjate kësaj dite dhe ju mund te shijoni me ne fund ëmbëlsinë e lidhjes qe keni krijuar. Qe sot harmonia do mbizotërojë ndërmjet jush. Beqaret do kenë takime vendimtare te cilat do ua ndryshojnë jetën. Ne planin financiar do keni disa vështirësi sepse nuk do i rezistoni dot dëshirat për te mos blere diçka qe iu pëlqen.

Peshqit-As vete nuk do e dini mire se çfarë kërkoni sot ne jetën tuaj ne çift dhe kjo mund te krijoje një klime pështjelluese. Reflektoni njëherë vete e me pas flisni me partnerin. Beqaret do kenë një dite me pozitive dhe te mbushur me takime interesante. Shfrytëzojeni! Edhe ne planin financiar do keni fat dhe do e stabilizoni situatën. Mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Related Posts

Mariah Carey, “Mbretëresha e Krishtlindjeve”/ Shifra marramendëse që fiton këngëtarja çdo vit nga “All I Want for Christmas Is You”
Lifestyle

Mariah Carey, “Mbretëresha e Krishtlindjeve”/ Shifra marramendëse që fiton këngëtarja çdo vit nga “All I Want for Christmas Is You”

20/12/2025
Ishte ndërtuar në nder të perëndisë së diellit Ra, zbulohet tempulli i humbur 4.500-vjeçar në Egjipt
Lifestyle

Ishte ndërtuar në nder të perëndisë së diellit Ra, zbulohet tempulli i humbur 4.500-vjeçar në Egjipt

17/12/2025
Okulistja tregon rrezikun e fshehur pas qerpikëve falsë
Lifestyle

Okulistja tregon rrezikun e fshehur pas qerpikëve falsë

17/12/2025
Pse pushimet na zbulojnë plagët që i fshehim gjatë vitit?
Lifestyle

Pse pushimet na zbulojnë plagët që i fshehim gjatë vitit?

16/12/2025
“Forbes” liston 10 vendet më të mira për të jetuar në vitin 2026
Lifestyle

“Forbes” liston 10 vendet më të mira për të jetuar në vitin 2026

15/12/2025
NASA kap një formacion të çuditshëm në Sahara, më i vjetër se dinozaurët
Lifestyle

NASA kap një formacion të çuditshëm në Sahara, më i vjetër se dinozaurët

14/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndarja nga jeta e Ismet Bellovës, reagon Duka: Zë unik, mjeshtër i fjalës

Ndarja nga jeta e Ismet Bellovës, reagon Duka: Zë unik, mjeshtër i fjalës

21/12/2025
Superiore/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 17-të

Superiore/ Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 17-të

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al