Dy vëllezër janë përfshirë në një sherr në lagjen “18 Tetori” të Fierit, aty ku Besmir Lika, 32 vjeç u arrestua për dhunë në familje. Vëllai i tij më i vogël, T. Lika ka lajmëruar policinë pasi i vëllai po ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij. 32-vjeçari është arrestuar në flagrancë nga policia, por gjatë kontrollit të banesës atij i janë gjetur dhe 413 gram hashash.
“Gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e policisë në banesë iu gjetën dy qese me lëndë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa me peshë rreth 413 gram të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton policia e Fierit.








