• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Edmond Spaho feston ditëlindjen e PD-së në Gjirokastër, ka dhe një lajm të mirë për rrogën: Gjykata i jep 9 paga dëmshpërblim

20/01/2018
Edmond Spaho feston ditëlindjen e PD-së në Gjirokastër, ka dhe një lajm të mirë për rrogën: Gjykata i jep 9 paga dëmshpërblim

Gjykata Administrative e Tiranës ka pranuar padinë e kreut të grupit parlamentar demokrat Edmond Spaho duke urdhëruar Kuvendin t’i paguajë rrogat e 9 muajve me një vlerë totale 764 mijë lekë.
ReportTv ka siguruar vendimin e gjykatës administrative ku Spahos i është njohur e drejta për të përfituar këtë dëmshpërblim për periudhën 01.0702014 deri në 01.01.2015 si dhe për periudhën 01.02.2017 deri në 01.06.2017.

Por përse u ndalua paga Spaho dhe ai ju drejtua gjykatës? Sipas vendimit gjithçka lidhet me vendimin politik të opozitës për të bojkotuar parlamentin në periudhën Korrik-Dhjetor 2014 pas përplasjes së deputetit Gent Strazimiri me deputetin Arben Ndoka si dhe për bojkotin e dytë në periudhën Shkurt 2017 bojkot i lidhur me përplasjet politike për reformën zgjedhore. Fillimisht kreu i grupit parlamentar demokrat i ka dërguar një shkresë Kuvendin ku i ka kërkuar Kryetarit te Kuvendit, trajtimin financiar të deputetëve të opozitës parlamentare për periudhën e bojkotit, me arsyetimin se mungesat nuk kanë qenë individuale për deputetet, por si një vendim politik i grupit parlamentar.

Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, i ka kthyer përgjigje Kryetarit te Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, se kërkesa për trajtimin financiar të deputeteve të opozitës, nuk mund të pranohet, pasi ndalesat në pagë dhe përfitimet e tjera financiare ndaj deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, janë bërë në përputhje me Ligjin nr. 8550, date 18.11.1999 “Statusi i Deputetit.

Sipas argumenteve të gjyqtarit Emiljano Ruli rezulton se mungesa e deputetit Spaho në Kuvend në këtë periudhë ka qenë konformom vendimit të grupit parlamentar dhe nuk përbën shkak për ndalimin e pagës.

“Gjykata vlerëson se në kuptim të statusit kushtetues të deputetit dhe ushtrimit të mandatit parlamentar edhe kjo vendimmarrje dhe qëndrim politik i një grupi parlamentar është një mënyrë e ushtrimit të aktivitetit parlamentar. Për rrjedhojë nuk mundet të konkludohet në këto raste se deputeti, i cili vepron sipas vendimit të grupit parlamentar ku ai bën pjesë, të konsiderohet sikur po mungon në mënyrë të pajustifikuar në punë dhe për pasojë nuk po e ushtron mandatin e deputetit në kundërshtim me detyrimet e tij kushtetuese dhe ligjore”, -mbyll arsyetimin e kësaj vendimmarrje gjyqtari Ruli. Ndërkohë gjatë ditës së sotme Edmond Spaho ishte në Gjirokastër për të marrë pjesë në ceremoninë e 27 vjetorit të themelimit të PD-së në këtë qytet.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Gati për ndeshjen me Vorën, Ilir Daja i detyruar për ndryshime

Sfida e fundit e Superiores, “nëndetësja” rrezikon 2 lojtarë

23/12/2025
Gati për ndeshjen me Vorën, Ilir Daja i detyruar për ndryshime

Sfida e fundit e Superiores, “nëndetësja” rrezikon 2 lojtarë

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al