Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Vlorë. Nënë e bir kanë humbur jetën rreth orës 4:20 minuta të mëngjesit të sotëm, si pasojë e një zjarri.
Por hetimet kanë zbuluar detaje të reja. Selkie dhe Novruz Hoxhallari, dyshohet se fillimisht janë vrarë dhe më pas i është vënë flaka banesës.
Burimet policore thotë se nënë e bir kanë shenja dhune të shumta. Gruaja e moshuar ka shenja në qafë ndërsa i biri ka të çara në kokë. Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar disa familjarë dhe të afërm të cilët janë marrë në pyetje. Nuk ka persona të dyshuar në lidhje me ngjarjen tragjike.









