Sot shënohen 7 vite nga ngjarja tragjike e “21 janarit”, ku kanë persona mbetën të vrarë në bulevard teksa protestonin me Partinë Socialiste, në opozitë në atë kohë. Shtatë vite më parë, pikërisht në 21 Janar 2011, Garda e Republikës, asokohe nën komandën e ish-komandantit Ndrea Prendi, ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, hapi zjarr ndaj protestuesve të thirrur nga Partia Socialiste para Kryeministrisë, duke varë katër protestues të pafajshëm dhe plagosur gjashtë të tjerë.
Kreu i Qeverisë ka mbledhur në kryeministri familjarët e viktimave të “21 janarit”. Gjatë takimit ka marrë fjalën edhe vajza e njërit prej viktimave në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në 21 janarin e 7 viteve më parë. Ajo ka shprehur besimin se Reforma në Drejtësi do të japë edhe drejtësinë e merituar për 4 viktimat.
“Historia ka mësuar se popujt në vite besojnë tek drejtësia. Nuk kisha mundësi të shkruaja një letër më herët, por them se besoj tek drejtësia për vdekjen e babait tim. Besojmë tek reforma në drejtësi,” tha ajo
Kryeministri Rama deklaroi se të vrarët në bulevard u rivranë në gjykatë. “Ka ikur edhe një vit tjetër dhe drejtësia përsëri ka vonuar dhe kjo peshon ndjeshëm çdo vit. Prej 7 vitesh plagë padrejtësie në 4 familje. Pallati i drejtësisë ka fillur të shembet nga themelet. Të vrarët në bulevard u rivranë në gjykatë“, deklaroi Rama./e.e








