Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin ditën e sotme, teksa një i ri ka qëlluar me armë zjarri studenten e drejtësisë Ariela Murati 21 vjeçe (në fotogaleri) e cila ka ndërruar jetë në spital dhe më pas veten. Ngjarja ka ndodhur para portës se Fakultetit te Mjekësisë, ndërsa autori Aldison Beluli 23 vjeç ka qëlluar edhe veten dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Vajza studionte në vitin e tretë të Juridikut. Ariela ishte me origjinë nga Berati, por jetonte në një fshat të qytetit të Fierit. Deri tani ngjarja po hetohet si krim pasioni, pasi dyshohet se vajza kishte refuzuar të lidhej me 23-vjeçarin. Në këto kushte, Aldison Belulaj nuk e pranoi një gjë të tillë dhe qëlloi për vdekje të renë.
Studentja është qëlluar teksa po shkonte në shtëpinë e motrës së saj në Tiranë. Në një hulumtim të shpejtë të profilit të saj social në Facebook, shikohet se ndër pasionet e vajzës studente drejtësie, ishte edhe qitja me armë zjarri. Por ajo që dallon është një ndër fotot e vajzës me origjinë nga Berati, ku ka dalë bashkë me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.


















