Një person është arrestuar nga policia në rrugën Gjirokastër-Tepelenë një ditë më parë. Ai është shtetasi T.M., vjeç 33, banues në Çorrush, Mallakastër. Rreth orës 22:00 ai është ndaluar në rrugë pasi drejtonte makinën tip ‘Benz’ në gjendje të dehur. Menjëherë është bërë arrestimi i tij, ndërsa çështja i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Gjirokastrës.
©ArgjiroLajm.net









