Ditën e sotme në Tepelenë ka pasur protesta në lidhje me nisjen e gërmimeve për eshtrat e ushtarëve grekë. Sipas aktivistëve po shkelet ligji i reprocitetit ndërmjet dy vendeve, pasi grekët vijnë me pretendimin se tokat në jug janë pronë e tyre.
Në varret ku po gërmohet aktivistët thonë se nuk ka asnjë eshtër të ushtarëve grekë, dhe se e gjitha bëhet për pretendime territoriale. Aktivistët kanë çarë rrethimin, çka ka bërë Policinë që të ndërhyjë me forcë. Një prej aktivistëve është ndaluar nga ana e Policisë. Ai është identifikuar si Male Kase, nga Maqedonia.
Greqia zyrtare reagoi më herët për këtë çështje. Sipas ministrisë së jashtme greke sot do të nis një hap shumë i rëndësishëm, pasi eshtrat e ushtarëve do të prehen të qetë. Sipas tyre marrëveshja nis të aplikohet gjatë ditës së sotme, në një orar që është rënë dakord në bisedimet në Kretë.









