Një vjedhje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Sarandës dy netë më parë. Hajdutët kanë marrë atlete, xhinse dhe dy celularë në një dyqan në tregun industrial. Sipas policisë, dyqani ishte shtetasit M.D, vjeç 32, banues në Sarandë. Punohen për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë.
©ArgjiroLajm.net