• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Krimi makabër, ja si u vranë nënë e bir para se të digjeshin

23/01/2018
Krimi makabër, ja si u vranë nënë e bir para se të digjeshin

Një ditë pas vrasjes së dyfishtë të ndodhur në lagjen “1 Maji” të qytetit bregdetar janë shoqëruar dhe marrë në pyetje 10 persona, mes të cilëve bashkëshortja e viktimës Olsi Hoxhallari, Hysnija dhe ish-kunata e tij, Afërdita Hoxhallari së bashku me dy vajzat. Ndërkohë, burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar pohuan se është shpallur në kërkim një banor i zonës ku banonin viktimat Salkie Hoxhallari, 73 vjeçe dhe i biri, Olsi 43 vjeç.

Për arsye hetimore, emri i personit të shpallur në kërkim nuk bëhet me dije. Ndërkohë, pohohet se shënjestra e tij ishte 43-vjeçari, i cili dyshohet se mund të jetë goditur me sëpatë në kokë, ndërsa nëna e tij e moshuar është mbytur me tel, ndërsa flinin. Grupi hetimor ka dyshime se nënë e bir janë vrarë nga një person i afërt në befasi, pasi fqinjët nuk kanë dëgjuar asnjë gjë. Një prej të dyshuarve për ngjarjen është dhe bashkëshortja e Olsi Hoxhallarit. Në dëshminë e saj para hetuesve të çështjes, nëna e një djali 3 vjeç, është shprehur se ka qenë me burrin dhe vjehrrën deri pak orë para ngjarjes dhe vetë ata i kanë kërkuar që të shkojë të vërë djalin e vogël për të fjetur.

DËSHMIA E GRUAS SË VIKTIMËS

“Rreth orës 11:30 minuta e lashë tim shoq dhe vjehrrën duke parë televizor dhe kalova në dhomën tjetër për të fjetur. Nuk kam dëgjuar asgjë. Rreth orës 4 të mëngjesit më zgjoi një si zhurmë, shpërthim, pashë tym e flakë dhe thirra menjëherë komshinjtë për ndihmë. Kur shkova, derën e gjeta të mbyllur nga brenda dhe e hapa me forcë. Kur hyra brenda në dhomë, i gjeta të dy pa shenja jete, ndërsa orenditë ishin djegur thuajse të gjitha”.

Kështu është shprehur gjatë marrjes në pyetje Hysnie Hoxhallari, bashkëshortja e 43-vjeçarit Olsi Hoxhallari, i cili u gjet i masakruar mëngjesin e së dielës së bashku me të ëmën, Salkien, ndërsa skenës së krimit i ishte vendosur zjarri për të zhdukur gjurmët. Grupi i hetimit ka një dyshim për dinamikën e masakrës në familjen korçare, e cila prej 15 vitesh kishte ndërtuar jetën në Vlorë. Për zbardhjen e ngjarjes po hetohet në disa pista. Dyshohet se nënë e bir mund të jenë vrarë nga një person i afërt, por po hetohet dhe për ndonjë konflikt të mundshëm që mund të ketë pasur 43-vjeçari Olsi Hoxhallari në Greqi. Ndërkaq, dje u zhvillua ceremonia mortore e nënë e bir, në të cilën morën pjesë miq e të afërm si dhe banorë të qytetit të Vlorës nga ky krim i rëndë dhe ende pa autor.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

NBA/ Rikthim te suksesi, Oklahoma mund Memphis, fitojnë Boston, Pistons e Denver

NBA/ Rikthim te suksesi, Oklahoma mund Memphis, fitojnë Boston, Pistons e Denver

23/12/2025
Reagimi emocional i nënës së Shpat Kasapit për Selvijen: Ai ndërroi jetë në krahët e saj

Reagimi emocional i nënës së Shpat Kasapit për Selvijen: Ai ndërroi jetë në krahët e saj

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al