• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ekzekutimi i shokut të Alket Rizait në Athinë, vrasësit dyshohet të jenë shqiptarë

25/01/2018
Ekzekutimi i shokut të Alket Rizait në Athinë, vrasësit dyshohet të jenë shqiptarë

Autorët e vrasjes së Vassilis Stefanakos, një prej emrave më të lakuar të botës së krimit në Greqi, mund të jenë vrasës shqiptarë me pagesë. Kjo është një nga pistat e hetimit më të lakuara së fundmi nga mediat helene. Sipas të dhënëve të fundit hetimore, autorët nuk kanë lënë asnjë gjurmë AND-je, ç’ka ngre dyshime të forta se bëhet fjalë për profesionistë, që e kanë përgatitur prej kohësh krimin. Sipas pamjeve të një videokamere sigurie që ka regjistruar momentet e krimit, ekzekutori i afrohet “BMW-së” së zezë në të cilën po hynte 57-vjeçari dhe qëllon me armë zjarri. Ai ndihmohet nga një person i dytë, i cili drejtonte motoçikletën. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se arma që qëlloi Stefanakos, nuk rezulton të jetë përdorur në ndonjë krim tjetër. Vasilis Stefanakos u ekzekutua mbrëmjen e së mërkurës, në lagjen “Hajdari” të Athinës.

Vasilis Stefanakos ishte liruar para një viti e gjysmë nga burgu, pas 8 vitesh heqje lirie. I konsideruar edhe si një nga baronët e burgjeve, ai ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së tij pas hekurave të qelisë, ndërsa ka pasur edhe një faqe personale të internetit, të cilën e rifreskonte thuajse përditë. Atij i atribuohet, ndër të tjera, roli udhëheqës në aktet e mafies greke, si dhe një marrëdhënie bashkëpunimi me anëtarët e grupit terrorist “Komploti i celulave të zjarrit”.

Gjithashtu, ai ishte dënuar me 21 vite e 3 muaj burg, si autor i një vrasjeje, për të cilën akuzohet Alket Rizai, ndërsa konsiderohet edhe si organizatori dhe financuesi i arratisjeve spektakolare të tij nga burgu famëkeq i Korridhalosë, bashkë me Vasilis Paleokostas. Në një reagim për mediat pas krimit, Alket Rizai tha: “Të paktën mua mos më ngatërroni me këtë çështje, se unë s’kisha lidhje me atë. Kishim kohë që i kishim prishur muhabetet, e nuk dua që mediat shqiptare të më përmendin. Për këtë rast më erdhi e policia e më pyeti, por unë nuk kam asnjë dijeni për vrasjen”.

Rizai, në rrëfimin për “Gazetën Shqiptare” shtoi: “Me Vasilis Stefanakos ishin thjesht të njohur dhe se ishin akuzuar në 2006 bashkë. Po nuk kemi asnjë lidhje me njëri-tjetrin” Interpoli është informuar për çështjen duke u përpjekur të identifikojë persona të “dyshimtë” kryesisht nga Shqipëria, që kanë hyrë në Greqi para vrasjes dhe janë larguar së fundmi, për të arritur të ndonjë i dyshuar i mundshëm, raportojnë mediat greke.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj

VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj

23/12/2025
Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova bëhen prindër për herë të katërt

Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova bëhen prindër për herë të katërt

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al