• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Leje qëndrimi në Greqi, ja kriteret që duhet të plotësojnë 150 mijë emigrantët

27/01/2018
Leje qëndrimi në Greqi, ja kriteret që duhet të plotësojnë 150 mijë emigrantët

Pas viteve ’90 Greqia është parë si një nga destinacionet kryesore për emigracionin e sot numërohen rreth 550 mijë shqiptarë që jetojnë në shtetin fqinj. Procedurat për marrjen e dokumenteve e lejen e qëndrimit janë lehtësuar paksa, në një kohë që vonesat për caktimin e një takimi për aplikimin e lejes mund të arrijnë deri në 1 vit.

Në një intervistë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare”, Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkulturor në Ministrinë e Emigracionit dhe drejtues i organizatës së emigrantëve “Arogji – Përkrahja” tregon se rreth 150 mijë shqiptarë jetojnë ende në mënyrë të paligjshme në Greqi e më tej shpjegon të gjitha mënyrat për të marrë një leje qëndrimi në këtë shtet. Gjithashtu, Malaj thekson kriteret që duhen plotësuar për të marrë nënshtetësinë greke apo për të përfituar pension nga shteti helen.
Sa është numri i emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi?
Deri më tani, numri i emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi përllogaritet të arrijë rreth 550 mijë persona.

Sa prej tyre janë me dokumente të rregullta?
Sipas statistikave, me dokumente të rregullta në Greqi jetojnë rreth 400 mijë emigrantë shqiptarë, ndërsa 150 mijë të tjerë qëndrojnë në mënyrë të paligjshme në shtetin helen.

Sa e vështirë është të marrësh një leje qëndrimi apo leje pune në këtë shtet?
Të gjithë ata emigrantë që kanë një leje qëndrimi e thjesht do të bëjnë rinovimin e saj, nuk është e vështirë pasi janë lehtësuar shumë procedurat dhe është thjeshtuar dokumentacioni që duhet dorëzuar.

Ndërsa pjesa tjetër që qëndron në mënyrë ilegale në Greqi e dëshiron të marrë leje qëndrimi duhet të ndjekë hapa e procedura të tjera.

Cilat janë kriteret që duhet të përmbushin të interesuarit?
Individët që dëshirojnë të jetojnë në mënyrë të ligjshme në Greqi, duhet të vërtetojnë që prej 7 vitesh po jetojnë në këtë shtet me dokumente të ndryshme. Ndërkohë shqiptarët që kanë hyrë në tokën greke para 3 vitesh në mënyrë të ligjshme nëpërmjet 3-mujorshit duhet të arrijnë të vërtetojnë që gjatë këtyre 3 viteve ndodhen në Greqi. Më tej bëhet aplikimi për lejen e jashtëzakonshme që përfitohet nga kategoritë e sipërpërmendura.

Çfarë dokumentacioni duhet të dorëzojnë emigrantët për të marrë leje qëndrimi në Greqi?
Të gjithë ata emigrantë shqiptarë që kërkojnë vetëm rinovimin e lejes së qëndrimit, mjafton që të kenë një librezë sigurimesh shëndetësore me rreth 50 ditë pune. Ndërsa dokumentacioni që duhet dorëzuar nga emigrantët e paligjshëm përfshin vërtetimet e ndryshme si kontrata shtëpie, kontrata pune, raporte të vizitave që mund të ketë kryer personi në spitalet shtetërore të Greqisë, arkëtime apo depozita në bankë. Duhet të theksoj se nuk mund të nënshkruhet një kontratë pune në momentin që emigranti jeton në mënyrë të paligjshme në Greqi, pasi paraprakisht duhet të sigurohet leja e qëndrimit.

Cilat janë disa nga vështirësitë që hasin shqiptarët gjatë këtyre procedurave?
Një nga problemet kryesore që hasin emigrantët shqiptarë është vonesa e caktimit të takimeve për aplikim për leje të ndryshme qëndrimi, të cilat arrijnë e shtyhen edhe me një vit. Pala greke thotë se nuk ka mjaftueshëm punonjës në administratë dhe po mundohemi që të negociojmë e t’i japim një zgjidhje. Gjithashtu, po punojmë që të ulen kërkesat për dokumentacionin për lejen e zakonshme. Vlen të theksoj se ka vonesa për marrjen e nënshtetësisë. Në një takim që u bë me ministrin e Diasporës, Pandeli Majko u diskutua që të ngrihen 3 qendra kulturore shqiptare në Greqi, hapjen e kurseve të gjuhës shqipe, njehsimin e pensioneve, si dhe gjetjen e mundësisë për heqjen e apostilit (vula nga ambasada apo ministria për vërtetimet, certifikatat që vijnë nga Shqipëria).

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

“Jemi takuar në një kafene”/ Edi flet për njohjen me Elijonën jashtë shtëpisë

22/12/2025
Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

Postimi i Nicola Peltz ndez spekulimet për krizë në familjen Beckham

22/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al