Në Bashkinë Gjirokastër kanë ndodhur disa lëvizje kohët e fundit, për të sistemuar me punë njerëzit nga radhët e LSI-së, të cilët humbën pozicionet e tyre pasi kjo parti doli në opozitë. Në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Gjirokastër është emëruar Krenar Kulla, kryetari i LSI-së në Gjirokastër dhe ish-drejtori i spitalit rajonal ‘Omer Nishani’.
Ndërkohë së fundi kryebashkiakja Zamira Rami ka ndërruar shefen e kabinetit. Pas largimit të Entela Banit, në vend të saj është emëruar Freskida Çako, kandidate për deputete në zgjedhjet e qershorit 2017 në listën e LSI-së për qarkun Gjirokastër. Çako është diplomuar në degën Administrim Publik në Universitetin “Eqrem Çabej” në vitin 2009. Prej vitit 2014 ajo punonte si kryetare e degës së arkivit në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Gjirokastër, insitucion ky që drejtohej nga LSI-ja.
Më herët gjatë vitit 2012-2013 kur LSI ishte sërish në pushtet me PD-në, Freskida Çako punonte si shefe IT në Spitalin “Omer Nishani”, institucion i drejtuar po nga LSI-ja, ndonëse ky ishte një pozicion që nuk kishte lidhje me shkollimin e saj për Administrim Publik.
Sa i përket kualifikimeve të deklaruara në CV-në e dorëzuar në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, ajo thotë se disponon çertifikatë për përdorimin e paketës Microsoft Office, paketë ku përfshihen programet Word, Exel, Power Point etj. Më poshtë CV-ja e saj e plotë dhe pjesë nga formulari i dekriminalizimit.
©ArgjiroLajm.net














