• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

8 mijë ushtarë grekë do të varrosen në Shqipëri? Ja çfarë thotë ministri Ditmir Bushati

29/01/2018
8 mijë ushtarë grekë do të varrosen në Shqipëri? Ja çfarë thotë ministri Ditmir Bushati

Pak ditë pas takimit me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Kotzias, homologu i tij shqiptar Ditmir Bushati foli për negociatat me Greqinë, u ndal gjerësisht tek marrëveshja mes dy qeverive për varrezat e ushtarëve grekë. Në një intervistë për emisionin ‘Studio e hapur’ në ‘News24’ Bushati përball gazetares Eni Vasili ka treguar se si do të operohet me zbatimin e këtij vendimi. Ndonëse u ‘ngacmua’ nga moderatorja se sa ishte numri i eshtrave të ushtarëve grekë që prehen në vend, Bushati tha se janë më pak se shifrat që flasin mediat italiane.

‘BalkanWeb’ zbardh intervistën e ministrit Bushati.

INTERVISTA
Zoti Bushati ju dhe homologu grek keni zhvilluar dy raunde bisedimesh duke u ‘ngujuar’ dy herë, në Greqi dhe Korçë. Por problemi është se nuk ka transparencë për këto takime. Ajo që dimë sot është çështja e eshtrave se kanë rinisur gërmimet për ushtarët e rënë në Shqipëri.

Ne me Greqinë kemi mbërritur në këtë pikë për një proces të vështirë që ka filluar në 2013 ku fillimisht kemi listuar natyrën e çështjen që i konsiderojmë të tilla, dhe më pas i kemi trupëzuar ato në një dokument. Cili është këndvështrimi i palës greke dhe asaj shqiptarë e më pas i kemi përfshirë në një paketë. Në të shkuarën ka pasur mohim të çështjen, më pas është konsideruar si absurde që ska efekte në praktikë dhe sot kemi pohim. E kam fjalën për ligjin e luftës. Kreta dhe Korça kanë qenë dy stacione intensivë pas një mandati të qartë që morën dy ministrat nga dy kryeministrat. Ishte ngritur një dialog dhe ishin sistemuar disa nga këto çështje. Në 2009 qeveria Berisha kishte kolauduar këtë marrëveshje për ndërtimin e dy vendprehjeve për të rënët grekë gjatë Luftës së Dytë Botërorë. Kjo marrëveshje nuk ishte atakuar. Për ne marrëveshja kishte mangësi serioze. Na është dashur dy vite diskutime me palën greke. Pra, qoftë për mënyrën se si do të kryhej procesi i gërmimeve, pikat e indetifikuara.

A keni ju një shifër sesa eshtra synohen të gjenden?
Ka për të gjitha zonat që do të kryhen gërmimet, janë të specifikuara në VKM. Ka shifra paraprake, ka shifra që janë rakorduar me palën greke. Jo çdo shifër e cila është supozuar, përputhet me gjetjet në terren. Siç kanë dëshmuar edhe ditët. Duhet të bëjmë të qartë dallimin mes pikave dhe vendeve ku do të kryhen gërmimet. Pikat e gërmimin në momentin që mbyllen, kthehen në gjendjen e mëparshme.

Sa pika grumbullimi janë?
Janë disa zona, që prekin 3-4 bashki. Risia e vendimeve ka të bëjë me faktin që jepen detyra konkrete bashkive dhe autoriteteve të tjera për procesin e pronësimit.

Qëndrojmë tek shifrat….
Dua që të mirëkuptohem në këtë çështje. Nuk është se ne nuk kemi shifra për këtë proces. Është bërë një diskutim me ekspertet, nuk është se palët kanë të njëjtat shifra, të njëjtat predentime por verifikimi në terren në fund të ditës do të tregojë pretendimet e palëve. Nga dëshmitë historike bëhet fjalë për disa zona ku janë zhvilluar luftimet ital0o-greke dhe ky proces po kryhet me seriozitet, qoftë këqyrja e vendit të ngjarjes dhe procesi i identifikimit dhe varrimit.

Lajmi për gërmimin ka qenë edhe në mediat e huaja. Në Itali shkruajnë 8000 grekë të rënë. E konfirmoni?
Kam vendosur të mos biem në kurthin e shifrave. Që prej ditës kur është nisur operacioni i kërkimit, shifra e eshtrave të gjetura janë më pak se ato të pretenduara. Ndaj do isha i rezervuar për të dhënë shifra.

Related Posts

Prokuroria kontraktoi një ekspert të dënuar për vlerësimin e rrugës Kardhiq-Delvinë
Kryesore

46.5 miliardë lekë për mirëmbajtjen e rrugëve nga veriu në jug, ARRSH hap tenderin për 4 vitet e ardhshme

08/04/2026
Rama: Ekonomia në përmirësim, në zgjedhjet vendore kemi përballë vetëm veten
Kryesore

Rama: Ekonomia në përmirësim, në zgjedhjet vendore kemi përballë vetëm veten

08/04/2026
Makina me 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë (VIDEO)
Kryesore

Makina me 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë (VIDEO)

08/04/2026
Domatja që po na kushton sa ‘floriri’
Kryesore

Domatja që po na kushton sa ‘floriri’

07/04/2026
BIRN: Kompania e dhëndrit të Trump rrezikon të tërhiqet nga investimi në Sazan
Kryesore

BIRN: Kompania e dhëndrit të Trump rrezikon të tërhiqet nga investimi në Sazan

07/04/2026
Sherr mes shqiptarëve në Kretë, dy të plagosur
Kryesore

Nga arratisjet tek grabitjet me dhunë dhe sulm ndaj policisë, arrestohet shqiptari në Athinë

07/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Sa vite ka një shekull?” Veleshnja ironizon sërish banorët e BBV

“Sa vite ka një shekull?” Veleshnja ironizon sërish banorët e BBV

08/04/2026
Landi: Mora vesh për vdekjen e Dr.Florit nga lajmet në televizor

Landi: Mora vesh për vdekjen e Dr.Florit nga lajmet në televizor

08/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al