Pas një sërë takimesh dhe shkëmbimesh diplomatike ndërmjet Tiranës dhe Athinës, duket se ky kontakt do të kulmojë me vizitën në Tiranë të kreut të qeverisë Greke, Aleksis Tsipras. Burimet diplomatike thonë se ai do të vizitojë kryeqytetin shqiptar në fillim të muajit Prill.
Edhe pse data e saktë nuk është shpallur ende, ministri i jashtëm Nikos Kotzias, deklaroi se kjo vizitë do të realizohet “pak para Pashkëve” ortodokse, që janë më 8 prill. Këtë e tha Kotzias gjatë një interviste të gjatë në televizionin publik ‘ERT’ në Athinë, ku ka folur për negociatat me Shqipërinë dhe emrin e Maqedonisë.









