Një aksident automobilistik ka ndodhur në rrugën Mallakastër-Memaliaj, pranë fshatit Iliras. Sipas policisë, mjeti tip “BMV”, i drejtuar nga shtetasi K.D, 50 vjeç, banues në Vlorë, është përplasur me mjetin tip “Benz”, i drejtuar nga një shtetas i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, si pasojë është dëmtuar K.D dhe pasagjerja M.D, 55 vjeçe, banuese në Vlorë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit. Cështja po hetohet nga Prokuroria e Gjirokastrës.
©ArgjiroLajm.net









