• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Të tjera detaje nga vrasësi grek me pagesë që u kap në Shqipëri. I apasionuar pas gjuetisë dhe…

02/02/2018
Të tjera detaje nga vrasësi grek me pagesë që u kap në Shqipëri. I apasionuar pas gjuetisë dhe…

Vrasja e Devi Kasmit, 42 vjeç, tre ditë më parë në Tiranë, u zbulua nga policia se është kryer nga një ekzekutor me pagesë, i cili është me shtetësi greke. Policia e kryeqytetit e identifikoi dhe arrestoi atë. Efthymiou Efthymious ka qene pjesëtari i Forcave Speciale Greke, por u përjashtua pasi u përfshi në trafik të drogës. Policia e Tiranës arrestoi edhe tre persona që e kanë ndihmuar në krim, siç është sigurimi i mjeteve të nevojshme për ekzekutimin, si dhe arratisjen. E po ashtu u zbulua një vilë në periferi të Tiranës që ishte e mbushur me drogë, armë, bomba, mina, e mjete të tjera të sofistikuara për të kryer vrasjet. Aurel Hoxhallari dyshohet të jetë organizatori i vrasjes, të cilin policia e ka shpallur në kërkim. Greku i arrestuar është një person me fizik të fuqishëm, me trup të mbushur me tatuazhe, dhe siç shfaqet në profilin e tij në rrjetin social Facebook, është I apasionuar edhe pas gjuetisë ku shpesh del me prenë në duar. Sportet, jeta e natës rrethuar nga vajza janë të tjera detaje që I zbulohen përmes Facebookut.

Efthymiou Efthymious u arrestua së bashku me grupin e shqiptarëve, Elton Halipaj, Malvin Dinellari, të cilët siguronin infrastrukturën, ndërsa Elton Hoxhallari, merrte porosi për vrasje me pagesë. Natën e ekzekutimit, Devi Kasmi ishte në shoqërinë e 26-vjecarit Mario Meshini, i cili në takimin me Kasmin, u bë dëshmitar i një ngjarje të rëndë. Ai mundi të dallojë atentatorin, si një njeri trupmadh, me mjekër, tatuazhe dhe flokë të gjatë. Edhe pse ka dëshmuar se nuk ka lidhje me këtë histori, gjykata e la në burg Mario Meshinin, çka do të thotë se i duhet të qëndrojë pas qelisë të paktën deri në fund të hetimeve. 41-vjeçari grek ka hyrë në Shqipëri pak ditë më parë, dhe menjëherë pasi ka marrë “porosinë” për vrasje është vënë në ndjekje të Kasmit, derisa e vrau atë me 5 plumba tek “Kongresi i Manastirit”, pranë spitalit numër 5.

Devi Kasmi, është hetuar për trafik kokaine në Spanjë. Vrasja e tij dyshohet të ketë kryer me porosi të rivalit të tij Domart Konjari. Ndërkohë, organizatori i grupit të vrasësve me pagesë, Aurel Hoxhallari nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai është i përfshirë në ngjarje të tjera kriminale. Më janar të vitit 2015, Hoxhallari u arrestua për vrasjen e mbetur në tentativë të mikut të Shullazit, Pajtim Seranit, ku mbeti i plagosur dhe një punonjës i policisë Roland Meta. Në atë kohë Aurel Hoxhallari u arrestua si i dyshuar së bashku me kushëririn e tij Amarildo Hoxhallari. Por ata u liruan nga Gjykata në muajin shkurt, duke i zhveshur nga akuza e vrasjes së mbetur në tentativë, pasi nuk u gjetën prova për implikimin e tyre. Atentati i mbetur në tentativë ndodhi në rrugën e Kavajës, ku u plagosën Pajtim Serjani, miku i Emiljano Shullazit dhe polici Roland Meta. 

Vrasja e bujshme në Tiranë, ekzekutori i fuqishëm grek dhe e shkuara e organizatorit

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota

Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota

23/12/2025
Luca ka një kërkesë për Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b*thën me popullin

Luca ka një kërkesë për Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b*thën me popullin

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al