• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Projekti i 100 fshatrave, 13 i përkasin qarkut Gjirokastër/ Kumbaro prezanton programin e kulturës: Investime të prekshme dhe të qëndrueshme për zhvillim turistik e kulturor

02/02/2018
Projekti i 100 fshatrave, 13 i përkasin qarkut Gjirokastër/ Kumbaro prezanton programin e kulturës: Investime të prekshme dhe të qëndrueshme për zhvillim turistik e kulturor

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka prezantuar ditën e sotme, programin e kulturës për projektin e 100 fshatrave, një model i ri i zhvillimit rural i qeverisë shqiptare, i cili ndërthur investimet infrastrukturore me trashëgiminë kulturore e agroturizmin.

“Jetëzimi i Qendrave Historike, përdorimi i të gjithë argumenteve kulturorë dhe historik të bashkuara me një program shumë të ngjeshur kulturor të trashëgimisë kulturore jo materiale, rrjetin e artizanatit, kampuset verore të restaurimit që janë në fakt aktivitete më vete kulturore por edhe mundësi punësimi në disa prej këtyre fshatrave, janë disa nga pikat kryesore që ofron kultura në këtë program. Sot që flasim kemi në proces ose sapo të përfundura në këto 100 fshatra 13 monumente të restauruara, 65 projekte të reja në trashëgiminë kulturore. Po krijojmë itinerarin e rrugëve të Besimit ( për 5 objekte kulti puna restauruese nis në pranverë, ndërsa janë duke përfunduar 3 kisha në këto 100 fshatra) dhe rrugët e Kujtesës me stacione historike”, theksoi në fjalën e saj Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Kumbaro vijoi më tej duke folur për mundësitë e zhvillimit që do të mundësojë jetëzimi i dy qendrave historike të Dhërmiut e Vunoit, ku po restaurohen 252 objekte në Dhërmi dhe 182 objekte në Vuno me një vlerë investimi prej 7.5 milionë euro në total. Gjithashtu Kumbaro pohoi se bashkë me dorëzimin e dosjes që edhe pjesa shqiptare e Liqenit të Ohrit të futet në UNESCO, Ministria e Kulturës po bën një analizë për shpalljen e Qendrës Historike të Linit. Më tej Ministrja e Kulturës u ndal tek rëndësia e ndërthurjes së gjithë potencialeve në këto fshatra të përzgjedhur, ku tha se bashkëjetesa e bujqësisë, artit, kulturës, historisë e arkitekturës janë thjesht degë të një potenciali deritani të pashfrytëzueshëm turistik dhe ekonomik. Investimet publike, investimet e donatorëve dhe investimet private, të kombinuara në projektet për zhvillim të qëndrueshëm në sitet e trashëgimisë janë të domosdoshmë për të tilla modele, përfundoi Ministrja e Kulturës.

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

ZYRTARE/ E papritur, 27-vjeçari i Tiranës ftohet për herë të parë nga kombëtarja – Balkanweb.com – News24

ZYRTARE/ E papritur, 27-vjeçari i Tiranës ftohet për herë të parë nga kombëtarja – Balkanweb.com – News24

09/09/2026
Finalja mes Dinamos dhe Egnatia vlen shumë, luftohet për “bonusin” e papritur nga UEFA

Të bllokuar në Europë për Egnatian, dy sulmues vendosen për herë të parë nën urdhrat e Nevil Dedes – Balkanweb.com – News24

09/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al