Në buxhetin e vitit 2018 qeveria shqiptare ka parashikur të financojë 10 segemente të rëndësishme rrugore. Mes tyre është edhe rruga Kardhiq-Delvinë. Punimet për përfundimin e kësaj rruge pritet të nisin para qershorit të këtij viti. Aksi Kardhiq–Delvinë ka një gjatësi rreth 34 km. Deri më tani janë përfunduar 7.6 km nga Ura e Kardhiqit në drejtim të Fushë Bardhës dhe 9.7 km nga Delvina në drejtim të Vergos . Sot në këtë aks mbetet e pa financuar një segment rrugor rreth 16.7 km, e cila kërkon një investim prej 40 milionë dollarë. Ky fond është parashikuar në buxhetin e vitit 2018. Veç këtij investimi, në qarkun Gjirokastër është parashikuar edhe ndërtimi i bypassit të Tepelenës.
©ArgjiroLajm.net









