Instituti i Gjeoshkencës parashikon reshje të shumta në katër qytete të vendit. Sipas buletinit të rreziqeve natyrore për 24 orët e fundit, reshjet parashikohet të jenë shumë intensive në Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër. Ndërkohë reshje intensive do të ketë në Dibër, Lezhë, Durrës, Elbasan, Tiranë, Korcë, etj.










