• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Kush iku, iku…! Gjermania mbyll dyert për azilkërkuesit

02/02/2018
Kush iku, iku…! Gjermania mbyll dyert për azilkërkuesit

Gjermania, e kthyer në vitet e fundit në tokën e premtuar edhe për azilkërkuesit shqiptarë, ka shtrënguar masat për pritjen e tyre. Të enjten Dhoma e Ulët e Parlamentit Gjerman ka vendosur deri në muajin Korrik të ndalojë emigrantët të sjellin të afërmit nga vendet e origjinës dhe bashkimet familjare. Me rregullat e reja nga muaji Gusht do të lejohen deri në 1000 emigrantë çdo muaj për të hyrë në Gjermani. Në Mars të vitit 2016, Gjermania vendosi një pezullim 2 vjeçar mbi bashkimet familjare për emigrantët me të ashtuquajturin status asistence.

Konservatorët e Merkel dhe socialdemokratët e Shultz gjithashtu ranë dakord në parim që Gjermania të pranojë vetëm rreth 200,000 azilkërkues në vit. Marrëveshja midis Merkel dhe Shultz rrit shpresat e gjermanëve për një qeveri të re koalicioni deri në fund të Marsit. Nga 34 mijë qytetarë nga Shqipëria që kërkuan azil në Gjermani në vitin 2017 u pranuan vetëm 10 vetë.

Ndërsa autoritetet gjermane marrin masa të reja për të frenuar azilkërkuesit që nga Nëntori i 2017-ës procedura e vizave të punës për shtetasit e Ballkanit Perëndimor është thjeshtuar. Punëmarrësit tashmë paraqesin kërkesat për vizë pune tek përfaqësitë e Gjermanisë në vendet e tyre, por nuk kërkohet më miratimi nga Zyra e Punësimit.

Kushtet që duhen plotësuar për marrjen e vizës së punës kanë mbetur të njëjtat: punësimi në ndërtim ose gastronomi nuk kërkon as njohuri gjuhe e as njohuri profesionale. Vetëm për infermierët ose kujdestarët mjekësorë kërkohen njohuri gjuhe dhe dëshmi licensimi diplomat e shkollës profesionale. Azilkërkuesit, që deri 24 muaj para se të shtrojnë kërkesën kanë marrë ndihma në bazë të ligjit të azilërkuesve, nuk kanë të drejtë të marrin vizë pune.

Këtu bëjnë përjashtim azilantët që kanë shtruar kërkesën për azil nga 1 Janari 2015 deri më 24 Tetor 2015, por që deri më 4 Maj 2016 u kthyen vullnetarisht në vendet e tyre. Të përjashtuar nga ky rregull janë edhe azilantët që jetojnë në Gjermani.

Në vitin 2017, Gjermania lëshoi 35 200 viza pune për vendet e Ballkanit Perëndimor. Pjesa dërrmuese punojnë në sektorin e ndërtimit dhe gastronomisë, por ka edhe shumë që janë punësuar si pastrues apo kujdestarë shëndetësorë. Specialistët e kualifikuar janë të paktë dhe zënë vetëm 2,5 përqind të gjithë emigrantëve nga Ballkani./Klan Plus/

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota

Dosja e SPAK për AKSHI, 10 milionë euro në tre vjet për çokollata e biskota

23/12/2025
Luca ka një kërkesë për Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b*thën me popullin

Luca ka një kërkesë për Ramën: Më jep bashkinë më të varfër për ta administruar, topmodelat e bashkive tallin b*thën me popullin

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al