Situatë alarmante në Gjirokastër pas reshjeve të dendura të shiut gjatë gjithë ditës. Raportohet se në orët e mbrëmjes situata është kritike në lagjen ‘Kodra e Shtufit’, ku rrezikojnë shembjen disa pallate dhe banesa të tjera, për shkak të rrëshqitjes së tokës. Banorët nga frika kanë braktisur shtëpitë, ndërsa policia dhe ekipet e emergjencave ndodhen në terren. ArgjiroLajm.net sjell foto nga pallati që rrezikon shembjen.
©ArgjiroLajm.net