Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Vlorë, ku një makinë është përplasur dhe kanë mbetur të plagosur tre persona. Mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrugën “Murat Tërbaçi”, dhe tre të dëmtarit janë dërguar në Spitalin e Vlorës. Makina tip Benz me targa AA 851 SK si pasojë e ujit të dal në rrugë dhe shpejtësisë të madhe ka bërë që të dal nga rruga dhe të përplaset në anën tjetër të rrugës. Fatmirësisht nuk ka të vdekur, por të tre personat e ndodhur në makinë janë transportuar drejtë spitalit rajonal të Vlorës nga ku mësohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën.












