Ky që shihni në foto është pallati 8 katësh në lagjen ‘Kodra e Shtufit’ që rrezikon të shembet. Masivet me baltë janë ngjeshur pas pallatit, duke depëruar deri në apartamentet e katit të dytë. Forca që ushtrohet është e madhe dhe rrezikon themelet e objektit. Sipër tij është rruga e cila është shkatërruar plotësisht. Bashkë me pallatin që shihni në foto rrezikojnë të shemben edhe dy vila aty pranë. Bashkia Gjirokastër ka marrë vendim për evakuimin e banorëve. Ato do të strehohen në konviktin e shkollës pedagogjike.
©ArgjiroLajm.net









