Takimi i sotëm në me kryebashkiaken Zamira Rami, në zyrën e kësaj të fundit, nuk i ka qetësuar banorët e pallatit 8 katësh në Gjirokastër, i cili rrezikon shembjen nga rrëshqitja e dherave. Sot në mbrëmje ata janë mbledhur para pallatit në lagjen ‘Kodra e Shtufit’ në shenjë proteste, duke kundërshtuar zgjidhjen e ofruar nga Bashkia Gjirokastër për t’u strehuar në konviktin e shkollës ‘Pandeli Sotori’. Banorët refuzojnë këtë zgjidhje që u ka dhënë kryebashkiakja, pasi sipas tyre kushtet në këtë konvikt nuk janë të përshtatshme për t’u strehuar. Banorët kanë tentuar të futen në pallat, por janë penguar nga forcat e policisë bashkiake dhe policisë së shtetit, të cilat kanë marrë në ruajtje objektin. Ata duan të pastrohet balta pranë pallatit dhe t’i rikthehen jetesës në shtëpitë e tyre. Një ditë më parë Bashkia Gjirokastër i kërkoi qeverisë shqiptare që të shpallë Gjendjen e Pjesshme të Emergjencës, duke ia deleguar në këtë mënyrë përgjegjësinë qeverisë. Shihni më poshtë fotot që sjell ArgjiroLajm.net










