• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Prapaskenat e përplasjes për katastrofën në Gjirokastër. Prefekti kërkon dorëheqjen e Zamira Ramit nëse nuk menaxhon situatën. Kryebashkiakja thotë s’kam fonde

05/02/2018
Prapaskenat e përplasjes për katastrofën në Gjirokastër. Prefekti kërkon dorëheqjen e Zamira Ramit nëse nuk menaxhon situatën. Kryebashkiakja thotë s’kam fonde

Banorët e pallatit tetë katësh që rrezikon shembjen në lagjen ‘Kodra e Shtufit’ nuk e kanë ende të qartë se çfarë do të bëhet me fatin e tyre. Sonte ata protestuan para pallatit dhe hodhën akuza ndaj autoriteteve shtetërore, që sipas tyre nuk e menaxhojnë si duhet këtë katastrofë. Banorët refuzojnë të shkojnë në konviktin e shkollës pedagogjike të ofruar si zgjidhje nga Bashkia Gjirokastër, pasi aty thonë ata, kushtet nuk janë të përshtatshme. Më tej ata u shprehën se prefekti i qarkut dhe kryebashkiakja nuk po merren vesh dhe se ia lënë topin njëri-tjetrit, ndërsa ata s’kanë ku flenë. Disa banorë treguan për ArgjiroLajm.net, atë çfarë kishte ndodhur në dy takime që ata patën gjatë ditës së sotme; takimin me kryebashkiaken dhe më pas me prefektin e qarkut.

Zamira Rami thonë banorët, ishte shprehur se nuk kishte fonde t’u paguante atyre shtëpitë me qira, prandaj u kishte ofruar si zgjidhje strehimin e përkohshëm në konviktin e Shkollës Pedagogjike ‘Pandeli Sotiri’.  Kryebashkiakja u kishte thënë gjithashtu se fondin që kishte në dispozicion do ta përdorte për akomodimin e banorëve të pallatit në lagjen ‘Punëtore’ dhe banorët në lagjen ‘Cfakë’, ndërsa për çështjen e banorëve në lagjen ‘Kodra e Shtufit’, duhet të merret qeveria, jo më kot ajo ka kërkuar shpalljen e Gjendjes së Pjesshme të Emergjencës në Bashkinë Gjirokastër. Në përfundim të këtij takimi, banorët shkuan të takoheshin me prefektin Astrit Aliaj.

Ky i fundit, thonë ata, ishte shprehur se ‘kryebashkiakja Zamira Rami duhet të japë dorëheqjen nëse nuk i del dot për zot kësaj situate’. Gjatë protestës së sotme para pallatit, banorët nënshkruan edhe një peticion drejtuar kryeministrit Edi Rama, të cilit i kërkojnë të marrë masa për problemin e tyre. Deri më tani qeveria nuk ka reaguar zyrtarisht për kërkesën që i ka bërë Bashkia Gjirokastër për të shpallur gjendjen e emergjencës së pjesshme. Mbetet për t’u parë në ditët e ardhshme se çfarë do të ndodhë. Aktualisht 21 familjet e këtij pallati janë strehuar në të afërm apo kanë gjetur mënyra të tjera alternative.   

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Trajneri Rolando Maran, tur në Europë për të monitoruar kuqezinjtë në kuadër të përgatitjeve për UEFA Nations League – Balkanweb.com – News24

Trajneri Rolando Maran, tur në Europë për të monitoruar kuqezinjtë në kuadër të përgatitjeve për UEFA Nations League

09/09/2026
Trajneri Rolando Maran, tur në Europë për të monitoruar kuqezinjtë në kuadër të përgatitjeve për UEFA Nations League – Balkanweb.com – News24

Trajneri Rolando Maran, tur në Europë për të monitoruar kuqezinjtë në kuadër të përgatitjeve për UEFA Nations League – Balkanweb.com – News24

09/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al