• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Emergjenca në Gjirokastër, si u mbajtën larg gazetarët e mediave të tjara nga vizita e Petro Koçit dhe mbledhja në Prefekturë

05/02/2018
Emergjenca në Gjirokastër, si u mbajtën larg gazetarët e mediave të tjara nga vizita e Petro Koçit dhe mbledhja në Prefekturë

Mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër ishte zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, për të parë nga afër situatën emergjente të krijuar pas përmbytjeve. Koçi zhvilloi një takim të shkurtër me banorët e pallatit në lagjen ‘Kodra e Shtufit’ dhe më pas mori pjesë në mbledhjen e shtabit të emergjencave, të thirrur nga prefekti i qarkut, Astrit Aliaj. Por e gjithë lëvizja e zv.ministrit Koçi në Gjirokastër nuk u njoftua për të gjitha mediat. Të pranishëm gjatë takimit te ‘Kodra e Shtufit’ dhe në mbledhjen e shtabit në Prefekturë, ishin vetëm gazetarë të Televizionit Publik Gjirokastra. Gjithë gazetarët e tjerë, që punojnë për mediat kombëtare, u mbajtën larg kësaj vizite, a thua se ishte sekret shtetëror dhe nuk duhej të ishin të pranishëm fare. Justifikimi i dhënë për shmangie të mediave të tjera ka qenë qesharak, aq sa s’ja vlen as të zihet në gojë për publikun dhe ata që lexojnë këto radhë.

Çështja është e thjeshtë. Në Gjirokastër dhe jo vetëm, ka një takëm drejtuesish të institucioneve publike, që i kanë fobi mediat sepse nuk janë në rresht me pushtetin e radhës siç është Televizioni Publik Gjirokastra dhe kjo jo për faj të drejtuesve apo gazetarëve që punojnë aty, por sepse e tillë është politika që prej TVSH-së. Prandaj në çdo situatë delikate, preferojnë më mirë të thërrasin gazetarët e TV Gjirokastra, të cilët i kanë lehtësisht të kontrollueshëm për shkak të presionit me vendin e punës. Kështu ndodhi edhe një ditë më parë gjatë vizitës së zv.ministrit të Mbrojtjes, Petro Koçi. Për fat të mirë këta njerëz, të kujtdo pushteti qofshin, nuk ia vnënë dot drynin internetit, ndaj asgjë nuk mund të mbetet pa u raportuar, për aq kohë sa është fjala për çështje të interesit publik dhe situata emergjente si kjo që po kalon Gjirokastra. Gazetarët nuk duhen trajtuar si ‘armiq’ dhe s’janë mediat ato që i kanë bërë gjëmën këtij vendi. Politika dhe pushtetarët i kanë bërë e vazhdojnë t’i bëjnë një mijë të zeza Shqipërisë. Edhe maskra urbane në Gjirokastër është për faj të politikës sot e mot, jo të medias.

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Trajneri Rolando Maran, tur në Europë për të monitoruar kuqezinjtë në kuadër të përgatitjeve për UEFA Nations League – Balkanweb.com – News24

Trajneri Rolando Maran, tur në Europë për të monitoruar kuqezinjtë në kuadër të përgatitjeve për UEFA Nations League

09/09/2026
Trajneri Rolando Maran, tur në Europë për të monitoruar kuqezinjtë në kuadër të përgatitjeve për UEFA Nations League – Balkanweb.com – News24

Trajneri Rolando Maran, tur në Europë për të monitoruar kuqezinjtë në kuadër të përgatitjeve për UEFA Nations League – Balkanweb.com – News24

09/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al