• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Flet Kumbaro: Ura e Hoshtevës u rrëzua nga rrëshitja masive e tokës. Objektin e kishim në mbikëqyrje, ndërhyrja pasi të binte niveli i ujit në lumë (VIDEO)

06/02/2018
Flet Kumbaro: Ura e Hoshtevës u rrëzua nga rrëshitja masive e tokës. Objektin e kishim në mbikëqyrje, ndërhyrja pasi të binte niveli i ujit në lumë (VIDEO)

Ministrja e Kulturës dhe deputetja e qarkut Gjirokastër, Mirela Kumbaro, ka folur për herë të parë publikisht për rrëzimin e Urës së Hoshtëvës tre ditë më parë. E ftuar në emisionin ‘7 pa 5’ në Vizion Plus, ajo ka shpjeguar dinamikën e ngjarjes dhe çfarë thonë inxhinierët që kanë qenë në terren prej dy ditësh. Më poshtë përgjigjja e plotë e Kumbaros për këtë çështje.

“Për fat të keq ne kemi një numër të madh objektesh, ura, kisha etj, në një situatë të rënduar. Ne kemi një plan ndërhyrje në funksion të emergjencës. Vetëm në objektet e kultit kemi kryer 13 ndërhyrje në vitet e fundit, që kanë qenë në një shkallë shumë të rëndë përfshi edhe Kishën e Labovës që ndodhet në qarkun Gjirokastër. Kjo ishte një urë që ne e kemi mbajtur në mbikëqyrje përgjatë gjithë kohës. Për herë të fundit ishim aty në fillim të janarit pas reshjeve, bashkë me inxhinierët. Ishte aty edhe inxhinieri i njohur në Gjirokastër, Agron Doraci, një nga ekspertët e vjetër të trashëgimisë Kulturore. Ata konstatuan disa krisje që kishte pësuar ura nga përmbytjet e dhjetorit. Bënë gati edhe projektin, por sipas raportimit të inxhinierëve ishte e pamundur të ndërhyet në urë kur niveli i ujit është i lartë, pa folur që jemi në një terren të paaksesueshëm me mjete motorike. Aty mund të shkohet vetëm me mushka dhe me këmbë. Është rreth një orë ecje me këmbë dhe me mushka për të çuar aty qoftë edhe veglat. Kjo e bënte ndërhyrjen të vështirë dhe të rrezikshme për jetët njerëzore gjithashtu. Këtu në fakt jemi duke paguar haraçin e shumë viteve të erozionit. Para dy netësh derdhja e lumit të Zagorisë ka qenë e furishme dhe nuk kemi thjesht rënie të urës, por kemi shkarje masive të të gjithë bregut të lumit. Vazhdon ende të ketë shkarje masive të tokës rreth 80 metra, të paktën sipas raportit të fundit teknik që kanë bërë inxhinierët, të cilët kanë qenë gjatë dy ditëve të fundit në terren për të parë konkretisht se çfarë ka ndodhur. Dua të them se kemi shumë monumente që janë në një situatë ose të trashëguar ose që koha ka bërë amortizimin e vet dhe sigurisht këtu veprojmë me prioritete. Gjykuam që në vitin 2017 ishte shumë emergjente ndërhyrja në Kishën e Labovës për shembull, ashtu sikurse kemi shumë emergjente në këtë moment që flasim ndërhyrjen në Kishën e Peshkëpisë së Sipërme, e cila edhe ajo është e rrezikuar. Ashtu sikurse e gjejmë që është e domosdoshme ndërhyrja në Kishën e Mesopotamit. Numri i monumenteve që kërkon ndërhyrje është shumë i madh, por është e pamundur që të ndërhysh tek të gjitha menjëherë dhe detyrimisht do të ecim me prioritete. Për fat të keq, dhe këtë e them me shumë dhimbje, shkarja masive që ka ndodhur në bregun e lumit të Zagorisë është e pariparueshme sepse nuk është thjesht rënia e një objekti, por është një shkarje masive e tillë, që edhe nëse do të kishim pasur një ndërhyrje, të paktën nga ajo që më thonë inxhinierët, shkarja do e kishte marrë me vete urën. Ajo që ne i kemi bërë natyrës në gjithë këto vite, është një mëkat jashtëzakonisht i madh që më pas e paguajmë ne dhe brezat e ardhshëm”

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Trajneri Rolando Maran, tur në Europë për të monitoruar kuqezinjtë në kuadër të përgatitjeve për UEFA Nations League – Balkanweb.com – News24

Trajneri Rolando Maran, tur në Europë për të monitoruar kuqezinjtë në kuadër të përgatitjeve për UEFA Nations League

09/09/2026
Trajneri Rolando Maran, tur në Europë për të monitoruar kuqezinjtë në kuadër të përgatitjeve për UEFA Nations League – Balkanweb.com – News24

Trajneri Rolando Maran, tur në Europë për të monitoruar kuqezinjtë në kuadër të përgatitjeve për UEFA Nations League – Balkanweb.com – News24

09/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al